Pse po e kundërshtoni kristhlindjen, babadimrin, vitin e ri, bredhin, festimin me të, fotografimin me të etj. !?
Po i kufizoni gjërat, shumë! Babadimri ose bredhi psh. është vetëm një simbol që në fund vit sjell një hare e gëzim, zbukurohet qyteti dhe njerëzit kënaqen me këtë dhe ndjehen të lumtur për pak çaste në këto situata krize që kalon vendi ynë. As nuk besojnë që sjell fat, e as nuk e adhurojnë atë, por thjeshtë sa për atmosferë.
Këtë e dëshmon edhe fakti se vetë këtë atmosferë e sjell shteti dhe ai është Laik, dhe si i tllë nuk përkrah simbole fetare.
(kjo e fundit ke fore)
Mirë, po të ishte në vend të bredhit një kryq i artë i stolisur me perla e margaritarë e të vendosej në mes të sheshit e të ndriçohej edhe natën, a do të ndjeheshe i gëzuar dhe të bëje foto para tij, e të blije disa syresh si suvenirë e ti vendosje në shtpi, apo ndonjë idhull parahistorik…!?
Ndoshta do ta bëje edhe këtë sepse nga injoranca që ke për fenë, simbolet dhe shenjtërinë, asgjë nga këto nuk janë domethënëse për ty.
Shtoja kësaj edhe mënyra e manifestimit, me alkool e muzikë shfrenuese, e lakuriqësi ekstreme!!!
E mos ti përmendim shpenzimet marramendëse!!!!
Apo, me rëndësi është qejfi dhe atmosfera.
E po ja që !
Në Fe shenjat simbolet kanë rëndësinë e vet, nëse nuk të intereson kjo gjë, është punë e ytja je i lirë, por si musliman kjo bie ndesh me baza të besimit, andaj nga këtu vjen këshilla e besa edhe qortimi për të mos festuar festa jo-islame dhe kjo aspak nuk bie ndesh me tolerancën ndërfetare, ngase secila fe e ka manifestimin e vet dhe nuk është pjesë e tolerancës që të festohet festa e tjetrit, përkundrazi imponimi i një lloj manifestimi fetar për masën e gjërë pikërisht këtu prishet toleranca.
Të dashur, njihuni mirë me të vërtetën e krishtlindjes, babadimrit, bredhit, viti të ri, etj. mos u bëni gjah dhe pre e TËHUAJSIMIT dhe KOMERCIALIZMIT! Ju lutem!
P.s. Këshillë për kolegët dhe thirrësit:
Populli ynë akoma ka injorancë në konceptet fetare, largojeni këtë injorancë duke përhapur dijen në mënyrën më të bukur.
Pse po e kundërshtoni krishtlindjen, babadimrin, vitin e ri, bredhin, festimin me të, fotografimin me të etj. !?
