25.1 C
Pristina
Saturday, June 15, 2024

Pse Orban po kërkon të ndryshohet statusi i Hungarisë në NATO

Më të lexuarat

Kryeministri hungarez, Viktor Orbán deklaroi se do të kërkojë një përkufizim tjetër të anëtarësimit të vendit në NATO.

Si arsye ai u shpreh se nuk duan të marrin pjesë në aksionet e kësaj Aleance që do të zhvilloheshin jashtë territoreve të shteteve anëtare.

Udhëheqësi i Hungarisë tha se do të shpikte një term të ri për statusin e vendit që drejton në NATO, raporton politico.

“Një anëtar që nuk merr pjesë, ky do të jetë përkufizimi. Ekziston një mundësi për t’u larguar, por atëherë i gjithë statusi do të ndryshojë”, tha Orban.

Ai vazhdoi duke thënë se “nuk ka asgjë të keqe të përfshihet NATO në luftëra” ku anëtarët e kësaj aleance nuk marrin pjesë.

Ai gjithashtu zbuloi se ekipi ligjor është duke punuar në opsionet ligjore në këtë çështje.

Ndryshe, Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) u themelua në vitin 1949 dhe është një grup prej 32 vendeve nga Evropa dhe Amerika e Veriut që ekziston për të mbrojtur njerëzit dhe territorin e anëtarëve të saj. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit