21.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Protestë para Ambasadës së Holandës në Ankara

Më të lexuarat

Qytetarët që vijnë para Ambasadës së Holandës në Ankara në rrugën Turan Güneş me pankarta me mbishkrimin “po” dhe flamuj të Turqisë, janë duke protestuar ndaj qëndrimit të Holandës

ANKARA (AA) – Qytetarë turq janë mbledhur para Ambasadës së Holandës në Ankara në shenjë proteste kundër qëndrimit të autoriteteve holandeze ndaj ministres turke të Politikave Sociale dhe Familjes, Fatma Betül Sayman Kaya, raporton Anadolu Agency (AA).

Qytetarët që vijnë para Ambasadës së Holandës në Ankara në rrugën Turan Güneş me pankarta me mbishkrimin “po” dhe flamuj të Turqisë, janë duke protestuar ndaj qëndrimit të Holandës.

Nga ana tjetër, ekipet policore kanë mbyllur në dy kahet komunikacionin në rrugën ku gjendet ambasada.

Protestë edhe para Kryekonsullatës së Holandës në Stamboll

Qytetarët të cilët u mblodhën para Kryekonsullatës së Holandës në Stamboll me flamujt e Turqisë në duar, brohoritën me slogane kundër Holandës.

Qytetarët protestuan kundër autoriteteve të Holandës për qëndrimet ndaj ministrave turq.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit