1.6 C
Pristina
Thursday, January 26, 2023

PROMOVIM I TEKSTEVE MËSIMORE TË MEKTEBEVE

Më të lexuarat

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, të mërkurën më 07.12.2022 mori pjesë në promovimin e teksteve mësimore të mektebeve të botuara nga Myftinia e Shkupit: Elifbaja, Ilmihali, Texhvidi të përkthyer edhe në gjuhën maqedonase, boshnjake dhe turke, dhe Ditarin në dy gjuhë. Ky eveniment u mbajt në Hotel Bushi në Çarshinë e vjetër të Shkupit

Përkrah Reisul Ulemasë H. Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe stafit të tij të Rijasetit të BFI, morën pjesë Myftiu i Shkupit Dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Gostivarit h. Sabaudin ef. Zendeli, Myftiu i Kërçovës Qamil ef. Rushiti si dhe drejtori i ITKSHSH prof. dr. Skender Asani, zv. Drejtori i Arkivit shtetëror prof. dr. Muzafer Bislimi, Kryetari i Shoqatës së shkrimtarëve “ABC – poetike” Vullnet Sadiku, Drejtori i Qendrës për arsim profesional dhe trajnim Sherif Miftari, Sekretari i Medresesë Isa Beu Mr. Lutfi Nexhipi, mualimë, mualime dhe mysafirë të tjerë.
Pas këndimit të një ashere nga hfz. Sabaatin Nuhiju, moderatori Ali ef. Sadiku paralajmëroi fjalën hyrëse të Myftiut Dr. Qenan ef. Ismaili. Në fjalën e tij, Myftiu fillimisht falënderoi dhe ju dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve. Në vazhdim përmendi pikat më të rëndësishme të këtij rrugëtimi deri më sot dhe vlerësoi lartë punën e autorit të elifbasë dhe texhvidit prof. dr. Ziber Lata, të bashkautorit të Ilmihalit mr. Nexhmi ef. Feratit dhe të gjithë atyre që dhanë kontribut për daljen në dritë të këtyre materialeve.
Kryetari i BFI e RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në fjalën e tij të rastit përkujtoi vlerën e mësimbesimit nëpër mektebe dhe vlerësoi lartë mundin e dhënë në përpilimin e teksteve mësimore të mektebeve dhe theksoi se kjo është një shtyllë e fuqishme dhe inspirim i veçantë për të gjitha Myftinitë.
Referuesi prof. dr. Naser Ramadani në fjalën e tij theksoi se: Tekstet e mektebeve plotësojnë qëllimin për të cilin janë botuar dhe përmbushin të gjitha kriteret didaktiko metodike.
Prof. dr. Lulzim Mehmeti, në fjalën e tij si referues theksoi se: Ilmihali përbën një tërësi unike dhe përmban të gjitha domosdoshmëritë praktike. Një prej teksteve më të mira fetare në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera.
Prof. dr. Taxhedin Bislimi në referimin e tij tha se: Ajo që e dallon elifbanë është mënyra e përgatitjes së saj. Njësitë mësimore të Ilmihalit janë të qarta dhe koncize, temat janë më të kapshme dhe më të lehta për mësim. Këto materiale janë bazë për unifikim të materialeve për zhvillim të mësimbesimit në tërë territorin e vendit tonë.
Referuesi, prof. dr. Musa Musai në këndvështrimin e tij mes tjerash theksoi se: Këto materiale janë një përpilim tekstual i përkryer, tekste bazë të edukimit dhe formimit të shumë brezave në shoqërin tonë.
Autori i elifbasë dhe texhvidit theksoi se “ Këto prurje modeste nuk janë kupola e ngrehinës madhështore që mëton të ngrejë Myftinia e Shkupit, por janë themelet e forta dhe të shëndosha mbi të cilat do të suvatohen të gjitha sugjerimet, vërejtjet, përmirësimet dhe plotësimet konstruktive që do të burojnë nga përvoja e mëtutjeshme e mualimëve nëpër mektebe.”
Na gëzon dhe na inkurajon konkluza e përbashkët e refereruesve se këto tekste mësimore të qarta, koncize, të kapshme, të lehta për mësim që plotësojnë qëllimin për të cilin janë botuar dhe që përmbushin të gjitha kriteret didaktiko metodike, mund të jenë bazë për implemetimin e tyre në mektebet e vendit tonë.
Para përfundimit të këtij eventi dëgjuam edhe përshtypjet mbreslënëse pozitive të këtyre teksteve nga mualimi Kadrija ef. Muriq, prof. Elez Ismaili dhe anëtari i Shoqatës ABC poetike.
Në fund për të gjithë të pranishmit shtruam koktej rasti.

ПРОМОЦИЈА НА ТЕКСТОВИ ЗА ВЕРСКА ПОУКА ВО МЕКТЕБИТЕ

Претседателот на Исламската Верска Заедница на РСМ, Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи, на 07.12.2022 година, учествуваше на промоцијата на училишните учебници во издание на Скопското Муфтиство: Елифба, Илмихал, Теџвид, преведени и на македонски, босански и турски како и дневникот на два јазика. Овој настан се одржа во хотел Буши во Старата скопска чаршија. Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи беше придружуван од неговите соработници од Ријасетот на ИВЗ, а истотака присуствуваа и Муфтијата на Скопје Др. Ќенан еф. Исмаили, кој беше домаќин на настанот, Муфтијата на Гостивар, х. Сабаудин еф. Зендели, Кичевскиот Муфтија Ќамил еф. Рушити како и директорот на ИАКН проф. д-р. Скендер Асани, заменик Директорот на Државниот архив проф. д-р. Музафер Бислими, Претседателот на Здружението на писатели „АБЦ – поетски“ Вулнет Садику, директор на Центарот за стручно образование и обука Шериф Мифтари, секретар на Медресата Иса Бег, г. Љутфи Неџипи, професори, муалими, имами, и други гости. По пеењето на ашера од хфз. Сабаатин Нухију, модераторот Али еф. Садику го најави воведниот говор на муфтијата Др. Ќенан еф. Исмаили. Муфтијата во својот говор најпрвин им се заблагодари и им посака добредојде на присутните. Во продолжение ги спомена најважните точки од ова патувание до денешниот ден и високо го ценеше трудот на авторот на Елифот и Таџвид проф. д-р. Зибер Љата, коавторот на Илмихал, г. Неџми еф. Ферати и сите кои придонесоа за објавување на овие текстови. Претседател на ИВЗ на РСМ, Реисул Улема Х.Хфз. Шаќир еф. Фетаи во својот говор по повод пригодата потсети на вредноста на верската поука во мектебите и високо го ценеше вложениот труд во составувањето на мектебските учебници и истакна дека тоа е моќен столб и посебна инспирација за сите Муфтиства. Проф. д-р. Насер Рамадани во својот говор истакна дека: Мектебските учебници ја исполнуваат целта за која се објавени и ги исполнуваат сите дидактички и методиски критериуми. Проф. д-р. Љуљзим Мехмети во својот говор како референт истакна дека: Илмихалот претставува единствена целина и ги содржи сите практични потреби. Еден од најдобрите верски текстови на албански и на други јазици. Проф. д-р. Таџедин Бислими во својот говор рече дека: Она што ја разликува Елифот е начинот на нејзината подготовка. Наставните единици на Илмихалот се јасни и концизни, темите се подостапни и полесни за учење. Овие материјали се основа за унифицирање на материјалите за развој на наставата и учењето на целата територија на нашата држава. Проф. д-р. Муса Мусаи од своето гледиште, меѓу другото, истакна дека: Овие материјали се совршено текстуално составување, основни текстови за едукација и формирање на многу генерации во нашето општество. Авторот на Елифот и Теџвидот нагласи дека „Овие скромни прилози не се куполата на величественото здание што сака да го подигне Скопското Муфтиство, туку тие се силните и здрави темели врз кои ќе бидат сите сугестии, забелешки, подобрувања и конструктивни дополнувања да бидат малтерисани од кои ќе произлезе понатамошното искуство на наставата во училиштата“. Среќни сме и охрабрени од заедничкиот заклучок на судиите дека овие јасни, концизни, лесни за учење учебници кои ја исполнуваат целта за која се објавени и кои ги исполнуваат сите дидактички и методички критериуми, можат да бидат основа за спроведување на нив во мектебите во нашата земја. Пред крајот на овој настан, впечатливи позитивни впечатоци од овие текстови слушнавме и од Муалимот Кадрија еф. Муриќ, проф. Елез Исмаили и членот на поетското здружение АБЦ. На крајот се приреди коктел за сите присутни.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit