Projekti “Mali i Tempullit”: Sovranitet sionist pa kufij

Më të lexuarat

Faqja “Middle East Monitor” ka zbuluar lëvizje në Kongresin amerikan, të udhëhequra nga dy anëtarë republikanë, Claudia Tenney dhe Clay Higgins, për të paraqitur një projektligj që njeh sovranitetin e plotë izraelit mbi Mesxhidin Aksa të bekuar. Projekti i ligjit është quajtur “Projektligji i Malit të Tempullit”, i cili miraton sovranitetin sionist mbi të gjithë sipërfaqen e tij prej 144 dynymësh dhe mbi të gjitha shenjat e tij kryesore, në krye të të cilave janë Kubja e Shkëmbit dhe Xhamia Kiblia, si edhe kërkon lejimin e hyrjes së pakushtëzuar dhe të papenguar të hebrenjve, si dhe zhvillimin e të gjitha riteve të tyre fetare me liri të plotë brenda xhamisë.

Ky formulim i ngjan në një masë të madhe ligjit për njohjen e Jerusalemit si “kryeqyteti i bashkuar i Izraelit” dhe për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem, ligj i miratuar nga Kongresi në vitin 1995 njëzëri, por ekzekutimi i të cilit mbeti i pezulluar derisa presidenti Donald Trump e zbatoi atë në vitin 2017 gjatë mandatit të tij të parë.

Këto lëvizje zbulojnë mbështetjen e pakufizuar të lobit evangjelist sionist, ndërkohë që shtetet zyrtare arabe dhe islame mungojnë në mbrojtjen e Mesxhidit Aksa dhe në mbështetjen e atyre që qëndrojnë në të për ta mbrojtur.

Ka ardhur koha që myslimanët të marrin nismën dhe të veprojnë në mbrojtje të Mesxhidit të tyre Aksa dhe të simbolikës së tij fetare, dhe të tërheqin vëmendjen e popujve myslimanë ndaj asaj që po u ndodh vendeve të tyre të shenjta, në krye të të cilave është Mesxhidi Aksa i bekuar.

Buletini “Sytë e tu mbi Aksanë”…
Seksioni i Kudsit – Autoriteti i Dijetarëve të Palestinës

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit