11.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Program praktik për matjen e dashurisë sonë ndaj Muhamedit (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem)

Më të lexuarat

Program praktik për vlerësimin e pozitës së të Dërguarit të Allahut në zemrat tona:

1. A ke dëshirë ta pasosh Muhamedin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] në veshje dhe dukje?

2. A ke dëshirë të lexosh biografinë e Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe a kënaqesh duke lexuar rrëfime për dërgimin e tij?

3. Në rast të mëdyshjes dhe hezitimit për ndonjë çështje, a përpiqesh të kuptosh gjykimin e Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], respektivisht urdhëresën apo ndalesën e tij, në mënyrë që të njihesh me të lejuarën dhe të ndaluarën?

4. Në shenjë respekti për Muhamedin [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] a do të ishe i gatshëm të braktisje disa gjëra të cilat i do?

5. A përmallohesh për ta parë të Dërguarin e Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] dhe a do të ishte ëndërr e jotja pamja dhe shoqërimi i tij?

6.A hidhërohesh në rast se sheh ndonjë njeri tek përqesh atë, apo tallet me traditën e tij [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem]?

E tash, nëse përgjigjet tua janë PO!, atëherë ti e do të Dërguarin e Allahut dhe je në rrugë të hairit. Shpresojmë dhe lutemi të shtosh të mirat!

Ndërsa, në rast se përgjigjet tua janë JO!, atëherë ti vërtet je në rrezik dhe duhet të nxitosh ta përmirësosh veten dhe ta rishikosh besimin tënd.

E lus Allahun e Madhëruar që mua dhe juve të na bëjë nga ithtarët e sinqertë të Muhamedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] si dhe të na ringjallë në turmën e tij!

Amin!

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit