8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Produktet e industrisë turke të mbrojtjes prezantohen në vendet e Azisë

Më të lexuarat

Zyrtarët e kompanive turke zhvillojnë bisedime gjatë panairit dhe synojnë të nënshkruajnë marrëveshje të reja bashkëpunimi me vendet e rajonit

Mbi 30 kompani që veprojnë nën strukturën e industrisë turke të mbrojtjes prezantuan produktet dhe aftësitë e tyre në Indo Defence Expo&Forum 2022 në qytetin Xhakarta të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Indo Defence Expo&Forum 2022 ka hapur dyert e tij në Xhakarta pas një periudhe 4 vjeçare për shkak të pandemisë së COVID-19.

Industria turke e mbrojtjes e cila ka rritur aktivitetet e saj eksportuese kohët e fundit, ka siguruar një pjesëmarrje të gjerë në panair në kuadër të kërkimit të saj për tregje të reja. Mbi 30 kompani turke nën udhëheqjen e Kryesisë së Industrisë së Mbrojtjes të Presidencës turke, ekspozuan shumë produkte dhe pajisje të tyre të tilla si platforma tokësore, ajrore dhe detare, sisteme pa pilot, sisteme armësh, municione, zgjidhje softuerike, simulatorë dhe mbështetje logjistike.

Në mesin e kompanive turke pjesëmarrëse në panair përfshihen edhe kompanitë si ASELSAN, Baykar, DASAL, DEARSAN, FNSS, HAVELSAN, Nurol Makina, OTOKAR, PROFEN, ROKETSAN, Samsun Yurt Savunma, Sarsılmaz, STM, TAIS, Titra Teknoloji, Türk Havacılık dhe Uzay Sanayii (Turkish Aerospace Industries).

Kompanitë turke kanë arritur suksese të rëndësishme eksportesh kohët e fundit në rajonin e Azisë dhe ato sigurojnë produkte të ndryshme për vendet e rajonit, përfshirë Indonezinë, Filipinet, Bangladeshin dhe Malajzinë.

Zyrtarët e kompanive turke zhvillojnë bisedime gjatë panairit dhe synojnë të nënshkruajnë marrëveshje të reja bashkëpunimi me vendet e rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit