7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Privimi i individëve të pronësojnë të mirat e domosdoshme për shoqërinë

Më të lexuarat

Dallimi mes sistemeve ekonomike të ndryshme shihet në konceptin e të kuptuarit të pasurisë: komunizmi e ndalon pronësinë private dhe ndërmarrësinë socializmi, veçanërisht socializmi revolucionar, nuk nxit sektorin privat, prodhimtarinë private, punimin e tokës si dhe fabrikat: ky sistem i kthen ato në duart e shtetit; kurse kapitalizmi – nga ana tjetër – tërësisht nxit vetëm pronësinë private (respektivisht profitabilitetin).

Islami qëndron m’u në mes të këtyre sistemeve:
Islami nxit pronësimin e tokës, pasuritë furnizuese e prodhuese, por ndalon pronësimin kur beneficionet dhe pasuria e këtillë është e domosdoshme për mbarë shoqërinë. Ndërkaq, është e preferuar që shoqëria të jetë në krye të pronësimit, kështu që të pengohet tirania e njerëzve e cila do të pengonte shoqërinë të përfitojë lirshëm. Si shembull për këto domosdoshmën, e për të cilat ekzistojnë shembuj më të plotë, mund tëë përmendim fjalët e të Dërguarit të Allahut, Muhamedit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]:
“Njerézit ndajinë tre gjëra: ujë, barishte dhe zjarr (e dru).” Në disa hadithe është shtuar edhe kripa.
(Transmeton Imam Ahmedi, Ebu Davudi dhe Zejd ibn Mexhidi).

Çdo njeri ka të drejtë të fitojë nga shitja e gjësendeve nga burimet natyrore dhe askush nuk ka të drejtë i monopolizojë ato. Tre a katër hadithe paraqesin një evidencë mbi atë se, nevojat elementare për jetë në mesin e arabëve kanë qenë këto, e kjo mund të aplikohet edhe në mesin e shoqërive të tjera bazuar në nevojat e tyre.

Sipas së drejtës së shkollës juridike, përkatësisht medh’hebit, maliki: njeriut nuk i lejohet të pronësojë minerale të nxjerra nga toka e as pasuri të fituar nga këto. E nëse në pasurinë e tij vërehet ndonjë lloj minerali për të cilin mineral nuk ka nevojë shoqëria, atëherë ai mund ta pronësojë atë.

E njëjta gjë aplikohet edhe tek e drejta e medh ‘hebit shafi’i, pra: nëse gjendet naftë, katran, sulfur ose gurë të çmuar, ato nuk lejohen të pronësohen nga ndonjë individ, as nuk i lejohet ta mbajë për nevoja të tij e të dikujt tjetër. Ato i takojnë shtetit (civil).

Gjithashtu, edhe sipas së drejtës së medh’hebit hanbeli: nëse një mineral gjendet tek pasuria e dikujt, atëherë njerëzit duhet të përfitojnë nga kjo, ndërkaq është e ndaluar që ai (mineral) ti pronësohet dikujt tjetër, ngase kjo do të dëmtonte muslimanët në përgjithësi. Kjo ngjau edhe me të Dërguarin e Allahut, [sal-lallahu alejhi ve sel-lem], kur Ubejd ibn Hamelit ia lejoi ta mbajë kripën, por pastaj kur ia bënë me dije se ajo ishte e nevojshme dhe e domosdoshme për tjerët siç ishte uji, atij iu ndalua ta pronësojë atë.

Libri: “Pasuria dhe ekonomia në Islam”

Autor: Dr.Jusuf Kardavi

EKONOMIA ISLAME

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit