17.7 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Prifti armen Razmik Kastoryani konvertohet në Islam

Më të lexuarat

Ai thotë: “Isha duke hulumtuar fetë e botës dhe duke hulumtuar për profetin Muhamed, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kuptova se kryqi në qafë më lëndonte, sikur po më mbyste! Kuptova mesazhin në atë moment dhe zgjodha Islamin.”
Në një intervistë të fundit, Kastoryani foli për arsyet e tij për konvertimin në Islam dhe tha se ai nisi të studionte fetë e ndryshme botërore dhe ishte tërhequr nga figura e profetit Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe sa më shumë thellohej në studimin e Islamit, aq më tepër nuk ndihej rehat me kryqin që mbante në qafë. “Më dukej sikur po më mbyste kryqi” tha ai.
Razmiku e pa këtë si një shenjë hyjnore dhe filloi të interesohej më shumë për Islamin, duke shpjeguar se Islami ishte më në përputhje me vizionin e tij shpirtëror. Ai thotë:
“Islami më jep lirinë për të besuar në një Zot pa ndërmjetës. Unë besoj se feja është një çështje personale. Jam i lumtur që gjeta rrugën time në Islam.”
Nga arabishtja: Agim Bekiri
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit