7.4 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Presidenti palestinez: Netanyahu nuk beson në paqe, por ne duhet të punojmë me të

Më të lexuarat

“Unë e njoh Netanyahun një kohë të gjatë dhe kam punuar shumë me të. Ai është një njeri që nuk beson në paqe. Ai beson se pushtimi do të jetë i përhershëm përgjithmonë”, tha Abbas

Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas tha se Benjamin Netanyahu, i cili mori mandatin për formimin e qeverisë së re në Izrael, nuk beson në paqe por duhet të punojnë me të, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, Abbas ka folur për një kanal televiziv të Egjiptit.

Duke iu referuar Netanyahut, liderit të Partisë Likud të ekstremit të djathtë, i cili u mandatua për formimin e qeverisë së re në Izrael, Abbas tha: “Unë e njoh Netanyahun një kohë të gjatë dhe kam punuar shumë me të. Ai është një njeri që nuk beson në paqe. Ai beson se pushtimi do të jetë i përhershëm përgjithmonë”.

“Duhet të punojmë me Netanyahun sepse nuk kemi alternativa të tjera”, tha Abbas duke pohuar përkushtimin e tyre ndaj rezistencës popullore. Ai theksoi se duhet të përdorin mjete politike në vend të luftës së armatosur.

“Nuk është bërë asnjë përparim në çështjen palestineze që nga viti 1993, kur u përfshi SHBA-ja. Ne jemi në kontakt me zyrtarët amerikanë dhe ka bisedime me izraelitët. Ne u thamë atyre (izraelitëve) të ndalojnë punën e njëanshme që është kundër Marrëveshjes së Oslos”, tha Abbas.

– “Hamasi duhet të pranojë PLO-në si përfaqësuese të popullit palestinez”

Duke iu referuar qëndrimit të SHBA-së gjatë administratës së Joe Bidenit, presidenti palestinez Abbas tha se SHBA-ja nuk ndërmori asnjë hap për të njohur shtetin e dytë, që është Palestina, pas njohjes së Izraelit.

Lidhur me çështjen e pajtimit mes grupeve palestineze, Abbas tha se “Hamasi duhet të pranojë Organizatën për Çlirimin e Palestinës (PLO) si përfaqësuese të popullit palestinez, përveç legjitimitetit ndërkombëtar”.

Sipas tij, marrëveshja e pajtimit u arrit në Algjeri dhe ajo mbetet për t’u zbatuar. “Ne do të bashkohemi për të zbatuar atë që kemi rënë dakord. Sigurisht, disa njerëz të rëndësishëm në botë nuk duan që ky pajtim të japë rezultate”, shtoi Abbas.

Më pas ai iu referua zgjedhjeve palestineze. “Ka vetëm një problem para nesh. Izraeli nuk lejon që zgjedhjet të zhvillohen në Kuds. Unë nuk mund të bëj zgjedhje pa Kudsin Lindor, kryeqytetin e Palestinës”, tha presidenti palestinez.

Lidhur me rezolutat e OKB-së për Palestinën, Abbas tha: “754 rezoluta nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së dhe 94 rezoluta u miratuan nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, por asnjëra prej tyre nuk u zbatua”.

Presidenti palestinez tha se me gjithë presionin, ata vazhdojnë të punojnë për anëtarësimin e plotë të Palestinës në OKB.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit