10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i del në mbrojtje Mesut Ozilit: Djaloshi dha gjithçka për Gjermaninë, qasja raciste për shkak të fesë është e papranueshme

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka thënë se futbollisti gjermano-turk Mesut Ozil ka shfaqur një “qëndrim kombëtar dhe autokton” në letrën ku i tha lamutumirë Kombëtares gjermane.

Erdogan ka folur para gazetarëve pas takimit me grupin parlamentar të partisë së tij në Ankara.

Ai ka folur pasi që e ka telefonuar dhe ka biseduar personalisht me lojtarin e Arsenalit, Mesut Ozilin.

“Kam biseduar mbrëmë me Ozil dhe mund të them se deklarata e tij ka qëndrimi që kombëtar dhe autokton. Ai meriton më shumë se vlerësim”.

“E përgëzoj, sepse një qasje e tillë raciste për shkak të fesë së tij ndaj një të riu që i dha gjithçka ekipit gjerman, duke kontribuar në sukseset e tij, ishte krejtësisht e papranueshëm”, ka thënë Erdogan .

Pamje nga takimi që bëri bujë

Ozil  kishte marr pjesë në një takim me Erdoganin në muajin maj.

Mesfushori i Arsenalit, 29 vjeç, ka njoftuar pensionimin e tij nga kombëtarja gjermane me 22 korrik, duke cituar “racizmin dhe mosrespektin”, ndaj tij për shkak të fotos gjatë pjesëmarrjes në Kampionatin botëror.

Ozil e ka akuzuar edhe presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Reinhard Grindel

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit