18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Presidenti i Egjiptit jep sinjale se do të kandidohet në zgjedhjet presidenciale

Më të lexuarat

KAJRO (AA) – Presidenti i Egjiptit, Abdulfettah es-Sisi, sinjalizoi se do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vitit 2018, por nuk do të kandidojë në zgjedhjet e viti 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sisi në një bisedë me gazetarin e televizionit amerikan CNBC theksoi se do të respektojë Kushtetutën e Egjiptit, e cili lejon vetëm dy herë kandidimin për president dhe me këtë paralajmëroi kandidimin e tij.

“Për sa kohë që nuk ekziston vullneti i popullit, mua nuk më takon as edhe një ditë të vetme të ulem në kolltukun e presidentit. Këtë nuk e them për shkak të intervistës në TV, por në bazë të parimeve të cilave u besoj. Nuk do të kandidohem për mandatin e tretë dhe as nuk konsideroj se duhet ndërruar Kushtetuata për këtë”, ka thënë Sisi.

Ai shtoi se zgjedhjet e radhës presidenciale në Egjipt do të mbahen në mars ose prill të vitit 2018 dhe se ende zytarisht nuk e ka parashtruar kandidaturën, por se me siguri do të jetë kandidat.

Në Kushtetutën e Egjiptit shkruan se, “Mandati i presidentit të vendit zgjat katër vite. Mandati i tij fillon një ditë pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të tij. Pas mandatit të parë ka të drejtë të kandidojë edhe për një mandat tjetër”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit