11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

POSHTËRIMI I LËNËSIT NAMAZIT

Më të lexuarat

Imam el Lalekai, Allahu e pastë mëshiru, ka thënë:

“I mjafton poshtërimi lënësit namazit që dijetarët u ndanë (në mendime) nëse ai është musliman apo kafir-jomusliman?!”

“Sherh usul i’tikad ehli sunneh”

Një notar australian flet për veten dhe thotë se stërvitet çdo ditë nga tetë orë, e stërvitjen e tij të parë e ka në 4:15 të mëngjesit!
Ai përfundimisht edhe kishte fituar një medalje të artë në Lojërat Olimpike.

Nëse ai e bën këtë për të arritur sukses në këtë botë, a nuk duhet të zgjohemi unë dhe ti çdo mëngjes për hir të Allahut e të kemi synim fitimin e kënaqësis Allahut dhe Xhenetin ë gjerë sa qiejt dhe toka?!

Jeta është shumë e shkurtër,
vdekja është shumë afër, e kjo jetë nuk është vetëm se një sprovë nga e cila varet përjetësia jonë.

Mos u trego i shkujdesur për namazin.
Fale namazin pa marrë parasysh çfarë obligimesh ke. Falu edhe nëse ke shumë mëkate dhe të meta. Në namaz do të gjenë paqen dhe kënaqësinë.
Zot, na bën nga namazlitë!

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit