19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

PORTA E REJANIT, PORTA E ETJESHUARIT

Më të lexuarat

Është një nga tetë portat e Xhenetit, e posaçme për agjëruesit. Prej saj kalojnë besimtarët e dhënë pas agjërimit. Thirren: O agjërues! Ku jeni! E me të hyrë i fundit kyçet. Kush hyn prej saj pi dhe nuk e djeg më etja.

Është quajtur “rejjan” nga fjala rejj (ريّ), ngopje me ujë, shuarje e etjes. Rejjan është mbiemëri i prejardhur nga kjo rrënjë. Në gjuhën arabe, mbiemrat që formohen me prapashtesën –an (على وزن فَعلان), zakonisht shprehin mbushje dhe stërmadhim, pra i stërngopur me ujë, etjeshuar (nëse shqipja na e lejon një përdorim të tillë).

Emri i kësaj porte është i motivuar dhe vjen në antitezë me etjen e agjëruesit. Ai, që për hir të Allahut, ka përballuar etjen e kësaj bote, shpërblehet në tjetrën me shuarjen e saj; sepse shpërblimi përkon me veprimin.

Po pse quhet Rejan, kur agjëruesin, ashtu si etja, e merr edhe uria? Kurtubiu _Allahu e mëshiroftë_, mendon se uria nënkuptohet; ngase atë që e merr etja, patjetër e merr edhe uria. Ibn Haxheri e lidh me faktin se etja është më e mundimshme se uria dhe më pak e përballueshme. E Allahu është më i ditur.

/HOXHE FLORIAN LELI/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit