20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Porsche nuk ka në plan të sjellë automobila tërësisht autonomë

Më të lexuarat

Kompania e njohur automobilistike Porsche nuk ka në plan të prezantojë automobila tërësisht autonomë.

Kështu ka deklaruar shefi i kompanisë Oliver Blume për “Autocar”.

“Kur ju blini një Porsche, ju e blini që ta vozitni vetë, pikë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka dhënë sinjale se disa elemente të teknologjisë për vetëvozitje mund të përfshihen në modelet e ardhshme të kompanisë.

“Për momentin nuk jemi duke menduar për një model të plotë robot. Jemi duke menduar që të kombinojmë disa veçori me gjenet reale të Porsches, ashtu që në fund të kemi një Porsche të vërtetë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit