16.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Populli turk sot zgjodhi edhe njëherë për president të vetin Recep Tayyip Erdoğan – Nga hoxhë Muhamed Dermaku

Më të lexuarat

Ata zgjodhën më të mirin e tyre edhe për të mirën e tyre.

Si çdo popull dhe shtet, edhe turqit dhe Turqia i kanë miqtë dhe armiqtë e vet. Miqësia dhe armiqësia ndërtohen dhe bazohen mbi dhe për elemente dhe interesa të caktuar.
Komuniteti musliman në ballkan, derisa e duam dhe e ruajmë me fanatizëm përkatësinë tonë fetare, natyrisht që Turqinë e duam. Kur e duam atë vend, e duam edhe zhvillimin dhe përparimin e atij vendi. Rrjedhimisht e duam edhe një udhëheqësi sa më të drejtë, sa më të avancuar e sa me më pak të meta e lëshime. Me këto atribute, padyshim është udhëheqja tashmë e dëshmuar e Erdoğanit. Prandaj edhe i gëzohemi fitores së tij.

Në të kundërtën, ata që nuk e duan Islamin, detyrimisht e urrejnë Turqinë. Kur e urrejnë atë, sigurisht që e duan fitoren e dikujt që është e kundërta e atributeve të Erdoğanit, e jo që domosdo kanë diç të përbashkët, në këtë rast me Kemal Kılıçdaroğlu.

E kuptove pse u pengon disave fitorja e Erdoğanit? A e ke të qartë se sa ia qajnë hallin popullit turk kur fiton ky “diktatori”? A po e di që ky “diktatori”, po të ishte dështak, do të ishte i mirëseardhur për të vazhduar me udhëheqjen e Turqisë?

Çështja është e qartë se kush gëzohet e kush pikëllohet me këtë fitore të radhës të Erdoğanit dhe të Turqisë.

Gëzuar Turqi!

Muhamed Dermaku

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit