18.4 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Politikanë dhe analistë “banorë” kazinosh: si ka rënë Shqipëria në dorë kumarxhinjsh

Më të lexuarat

Politika shqiptare është përfshirë prej kohësh nga dy kategori që janë kthyer në faktor deçiziv: të fortët që kanë lidhjet e tyre me nëntokën dhe aradhën e kumarxhijve profesionistë, të cilët si të tillë të njohur publikisht edhe në jetën sociale, vendosin “bet të madh” për të shërbyer si gurë fati që rrotullohet për të marrë numrin që u jep paratë e mëdha.

E gjitha kjo nuk është aspak një metaforë stilizuese për të shpotitur politikanë të rëndësishëm apo analistë që mbushin ekranet e televizioneve.

Bëhet fjalë për kumarxhinj të mëdhenj që edhe punën e tyre nëpër banaqe televizive e kanë pjesë të bixhozit për të fituar para.

Tashmë ata i njohin të gjithë, madje edhe publiku i thjeshtë, por nuk i përmendin.

Janë deputetë, analistë, pronar mediash e shumë vipa të Tiranës së rrethuar me bastore e qoshe kumari, që nuk u prekën aspak nga “Marrëzia e Fundit” e cila ishte vetëm një pickim i vogël i fillim-mandatit të Ramës me Rilindjen e tij, e cila do niste qysh me ndaljen e makinerive që më shumë se servirin, thinin para; apo të formave të tjera të lojës me lekun.

Sa për shembull, në radhët e qeveritave dallojnë V.D dhe B.K, njëri drejtues lokal me peshë e tjetri i afërt me të, deri dje në qeveri sot në qendrën e partisë, që vesin e bixhozit e kanë pjesë të pashqitshme të operimit social.

Nga kahja opozitare është A.P, një politikan intelektual dhe me gjuhë krejt të paqtë por të hidhur, është gjithashtu një frekuentues i salloneve të lojrave të fatit.

Këta janë disa dhe jo të vetmit. Dhe mundet që ndokush që lexon tani këto rreshta të nis e të thotë nën zë apo me zë, varësisht rrethave të tjerë emra.

Dhe sishokë të tyre vesi, do gjesh dhe ndër aradhën e analistëve; bashë atyre që tentojnë t’i bëjnë politikës oponencën morale, por që mund t’i gjesh krahpërkrah duke provuar fatin në kazino. Ata kanë vënë gjithçka në kumar duke u kthyer në shpërndarës dhune verbale dhe të një fjalori tipik nga ai salloneve të far-ëestit shqiptar.

Garë të fortë kanë ndërmjet njëri-tjetrit A.ZH dhe Y.R, dy nga emrat më publik të profesionit-analist që kanë qëndruar pranë të pushtetshmëve të mëdhenj dhe largohen kollaj prej tyre, siç ndodh në makinën e kazinosë për t’u kthyer prapë.

Ndërkohë, studiove të debatit i mungon prej kohësh A.T, një drejtor gazete me titullin “analist”, që po ta kërkoje në google nuk të dilte asnjë shkrim ndër vite me emrin e tij.

Këta janë vetëm disa, nga ai vargan emrash të jetës politike e publike që e gdhijnë nëpër kazino.

Nëse doni të gjeni një përgjigje për dilemën e madhe se përse ky vend shkon keq e më keq, atë do e gjeni tek ajo elitë dominante, vëndimarrëse dhe opinionbërëse, e cila nuk të ofron asnjë tregues moral. Për këtë, vëreni dhe portalet e disa emrave prej këtyre të fundit se si qelben perversion erotik e pornografik bashkë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit