20.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Policia e Kosovës ka arrestuar 19 të dyshuar për terrorizëm

Më të lexuarat

Policia e Kosovës gjatë operacioneve në shkallë vendi të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë dhe rajon ka arrestuar 19 të dyshuar për terrorizëm.

PRISHTINË (AA) – Policia e Kosovës informon se gjatë operacioneve në shkallë vendi të implementuara gjatë ditëve të fundit, të cilat ndërlidhen me parandalimin e akteve terroriste në Kosovë dhe rajon ka arrestuar 19 të dyshuar për terrorizëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga Policia e Kosovës thuhet se Drejtoria Kundër Terrorizmit në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës (AKI), si dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të RKS-së, ka arritur të parandalojë sulme terroriste të planifikuara dhe të sinkronizuara që të ndodhin në të njëjtën kohë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në rajon.

Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë në vazhdimësi të monitorimit dhe të trajtimit që të shfaqin elemente ekstremiste, kanë kuptuar se persona të caktuar ishin në kontakt me të dyshuarin L. M., nga i cili merrnin udhëzime në përgatitjen dhe kryerjen e sulmeve terroriste në rajonin e Ballkanit.

“Pas një monitorimi dhe hetimi për një periudhë të gjatë kohore, ku janë përdorur të gjitha masat e specializuara të fshehta të hetimit, është arritur të sigurohen prova të mjaftueshme ku personat e caktuar ishin në planifikim të kryerjes së akteve terroriste në Republikën e Kosovës si dhe ndaj përfaqësueses së Izraelit në futboll, fansave tyre që pritej merrnin pjesë gjatë ndeshjes futbollistike Shqipëri-Izrael”, thuhet në njoftim nga PK.

Policia gjithashtu bënë të ditur se gjatë hetimeve është kuptuar se këta persona të dyshuar kanë qenë të ndarë në grupe të ndryshme dhe që këto grupe në koordinim me L. M. dhe R. H. të cilët gjenden në Siri përkrah DEASH-it, kanë pasur objektiva të qartë se kush dhe kur duhet të sulmohet.

Gjatë këtyre hetimeve, nga data 4 nëntor e deri më sot policia e Kosovës ka arrestuar 18 persona të dyshuar kosovarë, dhe një shtetas i Republikës së Maqedonisë. Me vendim të prokurorit kompetent 18 personave të dyshuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve, ndërsa njeri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt pas ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë realizimit të këtyre operacioneve policore në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar eksplozivë, lëndë shpërthyes dhe armë të ndryshme.

Me këtë rast, Kosova si pjesë e koalicionit ndërkombëtarë kundër DEASH-it ka bashkëpunuar edhe me autoritetet nga shtetet e rajonit si, Shqipëria dhe Maqedonia, vende këto në të cilat po ashtu ka pasur arrestime të personave të dyshuar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit