Pohimi: Më mirë dy muaj e burgosur nën talebanë sesa dy ditë nën izraelitë!

Më të lexuarat

Aktivizja skoceze që ndan përvojën e saj në duar sionistësh

Një grup aktivistësh skocezë janë liruar nga robëria izraelite pasi u ndaluan si pjesë e flotiljes së ndihmës për Gazën.

Margaret Pacetta (71) u kthye në Glasgow të hënën, ndërsa Yvonne Ridley (67), Jim Hickey (52) dhe Sid Khan (48) tani janë në Jordani.

Grupi u kap kur anijet e tyre u ndaluan nga ushtria izraelite së bashku me anije të tjera të Flotiljes Globale Sumud (GSF).

Pacetta i tha BBC Scotland Neës se ajo mbetet me humor të mirë, pavarësisht se mbahet në burg ku ajo pretendon se rojet e kanë abuzuar dhe i kanë mohuar të drejtat themelore të njeriut.

“Ata kurrë nuk do të na e ulin humorin, kurrë,” shtoi ajo.

Ajo tha se kur anija e saj u ndalua, forcat izraelite vazhduan ta rrethonin atë, duke shkaktuar valë që tronditën flotiljen.

“Pastaj ata thjesht thanë: ‘Ngrini duart lart të gjithë’”, tha ajo. “Kjo është gjëja e parë që na mësohet të bëjmë si aktivistë paqësorë dhe jo të dhunshëm.”

Pacetta pretendoi se ushtarët izraelitë i drejtuan armët nga ata dhe bërtitën: “Mos lëvizni ose do të qëllojmë.”

“Ishte mjaft e frikshme, sinqerisht”, shtoi ajo.

Ajo i përshkroi kushtet e robërisë izraelite si “absolutisht të tmerrshme”.

Kolega e saj Yvonne Ridley u mbajt rob në Afganistan për 11 ditë, por përvoja e saj me ushtrinë izraelite ishte shumë më e keqe.

“Shumë prej jush e dinë se kalova 11 ditë në një burg talebanësh në vitin 2001. Epo, do t’ju tregoj diçka tani, sinqerisht, do të preferoja të kaloja dy muaj në një burg talebanësh sesa dy ditë me izraelitët”, pranoi skocezja. /tesheshi.com/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit