9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Pohimi i paturp për femrat me shami i një gruaje të diskutueshme

Më të lexuarat

Ndër ato raste të shumta të një gazetarie me joprofesionalizëm ulëritës

Poetja Rita Petro, e njohur për vargjet e saj jo thjesht sensuale por më shumë imorale, ka bërë një deklarim të rëndë mbi femrat me shami, ato muslimane, duke pretenduar se dhe ato tradhëtojnë në çift.

Në Euronews, e ftuar për të folur mbi seksualitetin, ajo tha se tradhti dhe inçeste nga më të tmerrshmet kanë ndodhur edhe te njerëzit e izoluar në shtëpi, madje dhe te gratë me shami dhe jo vetëm te njerëzit që zhvillojnë një jetë moderne.

“Si dukuri tradhtia ekziston gjithmonë dhe jo vetëm te njerëzit që bëjnë një jetë moderne por edhe tek ata të mbuluar me shami.

Prandaj dhe nëpër familje dhe kolektivitete të mëdha kanë ndodhur inçeste nga më të tmerrshmet. Siç ka ndodhur në kohën e ushtrisë.

Perversiteti ka ndodhur në çdo kohë se njeriu është i prirur drejt joshjes seksuale. Prandaj kanë ndodhur edhe tek ato që kanë qenë të mbyllura brenda në shtëpi, inçeste dhe dukuri të tilla”, tha Petro.

Sigurisht, mungoi profesionalizimi gazetaresk në këtë rast për ta pyetur se ku e bazon një pretendim të tillë, në hamendje apo fakte konkrete.

Është kjo lloj gazetarie që përcjell pa asnjë lloj filtri çdo deklarim, akuzë apo pretendim të ndokujt për ndokënd, pa e detyruar ta provojë me fakte atë që thotë.

Thjesht, pas këtij pohimi, pohuesja e paturp në këtë rast duhej pyetur: Ku e bazoni ju një pretendim të tillë, pra atë që tradhëtojnë dhe femrat me shami?

Kjo nuk ndodhi, por u mjaftua me atë që tha Petro, për t’ja servirur më pas publikut si fakt të padiskutueshëm, nxjerrë nga goja e një gruaja tejet të diskutueshme në shumë plane. Mjaft kjo që ka thënë së fundi, për ta vënë në diskutim mendjen, etikën dhe karakterin e saj. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit