7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Mali i Zi, së shpejti aty një stërvitje ushtarake ndërkombëtare

Më të lexuarat

Më shumë se 250 forca në “Sfida e Përbashkët 23”

Stërvitja ushtarake ndërkombëtare Common Challenge 23 do të mbahet në Mal të Zi nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit.

Ministria e Mbrojtjes në Podgoricë ka thënë se stërvitja CC23, e cila do të organizohet nga Ushtria e Malit të Zi, bashkon forcat e armatosura të disa vendeve, raporton RTCG.

Më shumë se 250 anëtarë të forcave të armatosura të Malit të Zi, Austrisë, Italisë, Maqedonisë së Veriut, SHBA-së dhe Qendrës së Ekselencës së NATO-s për Luftën në Male do të marrin pjesë në stërvitje.

“Ata së bashku do të forcojnë aftësitë e tyre për të kryer operacione luftarake dhe kërkim-shpëtimi në terren malor, në kushte dimërore”, thuhet në deklaratë.

Siç u tha, këto operacione do të përfshijnë evakuimin në rast të ortekëve, teknikat e lëvizjes në male në dimër, ndërtimin e objekteve për qëndrim në kushte jashtëzakonisht të ftohta dhe të ngjashme.

Shtohet se aktivitetet gjatë stërvitjes do të zhvillohen në territorin e komunës së Kolashinit.

Gjatë CC23 nuk do të ketë ndeshje qitjeje, as nuk do të përdoret municion i vërtetë, sqaron Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit