12.3 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Podujeva kërkon ndihmën e hoxhallarëve

Më të lexuarat

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës me vazhdimin e trendit të rënies së rasteve kriminale të raportuara
KKSB gjithashtu ka debatuar për masat që duhet ndërmarrë dhe planet operacionale për parandalimin e zjarreve gjatë sezonit së verës dhe të shtënave me armë në ahengje dhe manifestime publike.
Antigona Çitaku-Dibrani nga Policia tha se edhe sivjet policia në kuadër të planit operacional veror do të zbatojë fushatën sensibilizuese “Festo me zemër, jo me armë” dhe do të jenë përqendruar në parandalimin e të shtënave me armë zjarri nëpër dasma, ahengje familjare dhe manifestime të tjera publike.
Në takim u kërkua që edhe imamët e xhamive të ndihmojnë në eliminimin e kësaj dukurie negative.
 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit