16.8 C
Pristina
Tuesday, May 21, 2024

Pesë gabimet që ngadalësojnë metabolizmin tuaj

Më të lexuarat

Ka disa zakone që i praktikoni në përditshmë tuaj të cilat mund të ndikojnë në shëndetin tuaj negativisht. Ato mund të pengojnë funksionimin e metabolizmit të trupit. Ja cilat janë  5 gabimet që bëni rëndom, të cilat nuk duhet t’i bëni më:

Pini kafe pa kafeinë 
Kafeina stimulon sistemin nervor qëndror dhe është cilësuar se pirja e kafesë me nivel kafeine të lartë mund të përshpejtojë metabolizmin me 15% në vetëm tre orë. Gjithashtu, kafeja zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe diabetit.
Ajo që duhet të bëni është të konsumoni kafe me kafeinë. Nëse keni probleme me sistemin e tretjes, atëherë është më mirë të kaloni në një variant tjetër kafeje me më pak kafeinë.

Ju hani vetëm tërshërë dhe ushqime me karbohidrate
Ushqimi i shëndetshëm e nxit metabolizmin, por ushqyerja me karbohidrate për mëngjes e komplikon tretjen e tyre. Ju dueht t’i kombinoni ato me proteina për të rritur enrgjinë trupore dhe masën e muskujve. Kështu, rekomandohet të shtoni20 gram proteina në mëngjes. (psh, një filxhan kos me yndyrë të ulët.)

Ju nuk jeni të uritur pas palestrës ose vrapit kështu që nuk hani
Aktivitetet fizike nxjerrin muskujt dhe marrja në sasi të duhur të lëndëve ushqyese një orë pas trajnimit ndihmon në rigjenerimin e tyre. Ndaj, duhet që gjithmonë pas palestrës të merrni një përzierje prej 10-15 gramë proteina me 15 gramë karbohidrate.

Është tashmë pasdite dhe ende nuk e keni pirë asnjë gotë ujë
Metabolizmi juaj përmbledh të gjitha proceset në trupin tuaj që prodhojnë energji, si: tretjen, tkurrjen e  muskujve, eliminimin e substancave të dëmshme etj. Në përgjithësi, hidratimi luan një rol të madh dhe nëse jeni të dehidratuar, këto procese mund të vonojnë. Kështu, duhet që të pini ujë në sasi të rekomandura nga mjeku.

Flini vonë çdo natë, sidomos gjatë fundjavave
Sigurohuni që gjatë javës të flini gjumë në orare thuajse të njëjta që të ndjeheni energjikë të nesërmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit