8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

PERSONALITETE UDHËHEQËSE TË SUKSESSHME : OMERI, I BIRI I HATTABIT (RadijaAllahu anhu)

Më të lexuarat

Emri: Umer bin Hattab bin Nufejl bin Abdul Uzza bin Rijah bin Abdullah bin Kurt bin Rezah bin Adij bin Ka’b bin Luej bin Galib bin Fihr bin Malik bin Nadr, i cili është Kurejsh bin Kinane bin Huzejme bin Mudrikeh bin Iljas bin Mudar bin Nizar bin Ma’d bin Adnan, adevij kureshij.

Lindja/vdekja: Ka lindur pas viti të elefantit, 13 vite pas lindjes së Muhammedit (alejhi selatuueselam). Ndërsa ka vdekur ditën e mërkurë, më 26 dhul hixhe 23 h., pas një sulmi tinëzar nga zjarrputisti Ebu Lu’lue, i cili e kishte ruajtur derisa kur ishte duke e falur namazin e sabahut me xhematë, respektivisht bënte sexhden, e kishte sulmuar me një hanxhar.

Historiku i Islamit: E ka pranuar Islamin në muajin dhul hixhe në vitin e gjashtë të pejgamberisë së Muhammedit(alejhiselatuueselam). Atëbotë ishte njëzeteshtatë vjeçar.

Tiparet e personalitetit: Drejtësia: Omeri (RadijaAllahu anhu), ishte shumë i drejtë dhe, nga aftësia për ta ndarë e të bërë diferencimin ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, kishte marrë ofiqin el-faruk.

Modestia: Tek Omeri (RadijaAllahu anhu), mund të depërtoje lehtë dhe, madje, edhe ta thërrisje thjesht në emër.

Mbikëqyrja: Omeri (RadijaAllahu anhu) ishte vigjilent karshi raporteve me Allahun, respektivisht e kishte në hatër përherë mbikëqyrjen nga Ai, sikur që përgjegjësinë për detyrën që iu kishte ngarkuar, jo vetëm në raport me njerëzit, por edhe me kafshët, e kishte në nivelet më të larta. Nga përgjegjësia që ndiente, bënte fare pak gjumë.

Autoriteti: Omeri (RadijaAllahu anhu), dallonte për seriozitetin dhe rreptësinë, për çka edhe djajtë e kishin frikë. Në prani të tij, njerëzit nuk guxonin të bënin gabime. **Transmetohet nga ai se lideri nuk duhet të qëndroj në postin/mandatin e tij më shumë se katër vite, sepse nëse ka qenë i drejtë, populli do të bezdiset prej tij, bëhen monoton, dhe nëse ka qenë tiran/zullumqar, mjafton kjo periudhë katër vjeçare për zullumin e tij, ma shumë nuk ban me qëndrue, duhet të largohet.

Tiparet e lidershipit: Përzgjedhja e duhur e bashkëpunëtorëve: Nuk është drejtësi ta akuzosh një vartës dhe ta shfajësosh eprorin e tij dhe të bëhesh i verbër dhe i shurdhër ndaj ankesave të popullit ndaj tij. Omeri r.a., konsideronte se kush emëron një mëkatar (të pandershëm) në një detyrë, me dijen paraprake për gjendjen e tij, është mëkatar i ngjashëm me të. (Nisur nga ky parim) Omer bin Abdul Azizi (një lider i drejtë, i ardhur disa vite pas Omerit (RadijaAllahu anhu) vendimin e parë që kishte marrë pas ardhjes në detyrë ishte shkarkimi i të gjithë guvernatorëve të padrejtë, të cilët ishin emëruar më parë.

Konsultimi: Kjo që të mos merr vendimet i vetëm. Omeri (RadijaAllahu anhu), madje kishte ndaluar Sahabet (RadijaAllahu anhuma), që ta braktisnin Medinen, në mënyrë që të merrte mendimet e tyre për ngjarjet dhe ndodhitë e ndryshme.

Sipas shura-së (konusltimit), lideri nuk ka të drejtë tua imponojë mendimin e vet dhe aq më pak të shfaqet i padrejtë ose të hakmerret ndaj atyre që mendojnë ndryshe, ngase kështu shura nuk do të kishte rëndësi.
Përkujdesja për zhvillimin e fuqisë dhe kapaciteteve ushtarake: Omeri (RadijaAllahu anhu), i kushtonte rëndësi të madhe përgatitjes dhe aftësimit të ushtarëve, sikur që ishte kureshtar për epërsi profesionale.



Prof. Dr. Hafiz Hajredin Hoxha

Burimet:

Muhammed Ali Salabi, Faslu el-hitab si sireti Umeri bin el-Hattab, Emiiri el-mu’minine: shahsijjetuhu ve asruhu, (EBA: Mektebetu es-Sahabe, 2002).

Abdusettar Shejh, Umer bin el-Hattab – el-halifetu err-rrashidij el-adhim ve el-imam el-adil err-rrahim, (Damask: Dar el-kalem, 1976).

AbduRrahman bin Ali, Menakibu Emiri elo-mu’minine Umer bin el-Hattab, (Dar Ibn Haldun).
**Insert i shkëputur nga fjalimi i Hoxhës dhe dijetarit të madh Sheikh Hasen Veled ed Dedu, nga kanali televiziv Al Xhazera në Doha-Katar, emisioni ( Pa Kufi) –( Bi la hudud ), me datën 1.12.2021

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit