13.6 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Përshkrimi i Madhërisë së Allahut – Ibn Kajjim el-Xheuzije

Më të lexuarat

Ibn Kajjim el-Xhevzi Allahu e Mëshiroftë e përshkruan Allahun me fjalët:

“Ua rregullon fatin robbërve të Tij, i urdhëron dhe i ndalon, krijon dhe i furnizon, i bën të vdekshëm dhe i ringjall, e ngrit cilin dëshiron dhe e poshtëron cilin dëshiron, e ndërron natën me ditën, i ndërron qeveritë njëra pas tjetrës, me urdhërin e Tij dhe nën qeverisjen e Tij bëhet gjithcka c’farë ndodhet në qiej, gjithcka c’farë është në tokë dhe nën të, në det dhe në hapsirë gjithcka e ka përfshirë me diturinë e Tij, gjithcka është e numëruar tek Ai.

Dëgjimi i Tij përfshin cdo tingull vec e vec dhe nuk i përzihen njëri me tjetrin. Dëgjon cdo ushtimë në cfarëdo gjuhe te jetë si dhe nevojat e tyre të ndryshme.

Atë nuk e pengon dëgjimi i ndonjë zëri që të degjoj tjetrin. Atë nuk e habisin kërkesat e shumta, Atë nuk e mërzisin ata që ndihmë kërkojnë.

Shikimi i Tij i përfshin të gjitha, e sheh edhe lëvizjen e buburrecit të zi në gurin e zi natën e errët, e padukshmja (gajbi) për Të është e dukshme, tek Ai fshehtësitë janë të njohura.

“(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.)” (Rrahman:29)
Ai Falë mëkatet, i largon brengat, lehtëson nevojtarët, e udhëheq të thyerin, ju jep të varfërve, e drejton të humburin, e udhëzon në rrugë të drejtë të hutuarin, i ndihmon atij që ska fat, e ushqen të uriturin, e pajis me veshmbathje atë që ska veshmbathje, e shëron të sëmurin, e nxjerr nga sprova, pranon pendimet, i shpërblen bamirësit, i ndihmon atij ndaj të cilit është bërë padrejtësi, e shkatërron të keqin, mbulon turpin, të frikësuarin e bën të sigurtë disa popuj i ngrit e disa i përul…

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit