19.1 C
Pristina
Wednesday, May 22, 2024

Përplasje të ashpra mes Memli Krasniqit dhe Imer Mushkolajt

Më të lexuarat

Debate të ashpra në “Debat Plus” janë zhvilluar mes deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe analistit Imer Mushkolaj.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se partitë që kanë qenë në qeverisje “a e shikojnë veten në pasqyrë që të kritikojnë të tjerët”.

“Duhet të thonë këto parti kush jemi ne që po i japim të drejt vetes të kritikojmë vetëm pse po kemi dëshirë”, i është drejtuar Mushkolaj, Krasniqit.

Mushkolaj ka vazhduar më tej derisa deputeti Krasniqi e ka ndërprerë me arsyetimin se “të kam dëgjuar çdo natë duke i thënë gjërat e njëjta”.

Në këtë rast situata është tensionuar kur Mushkolaj i ka thënë se edhe atë e kanë dëgjuar çdo natë duke i kërkuar leje Krasniqit për të vazhduar fjalën.

Krasniqi i ka thënë “jo nuk ka mundësi të vazhdoni pasi kjo është shpallje e urrejtjes”.

“A të ka bërë dikush nga PDK diçka personale. Kush je ti t’i thuash një partie politike ju nuk guxoni të flisni”, i është përgjigjur Krasniqi Mushkolajt.

Mushkolaj i ka reaguar përsëri duke i thënë Krasniqit “duhet t’iu vijë turp të flisni për mënyrën si keni qeverisur”.

Debati ka eskaluar edhe më tej kur akuzat janë bërë shumë personale.

“Ti je i akuzuar për keqpërdorim financiar, për shembull. Unë s’të kam akuzuar por e ke akuzën nga kolegët tuaj nga AGPK”, i është drejtuar deputeti Krasniqi, analistit Imer Mushkolaj.

Mushkolaj ka mohuar akuzën duke dhënë një paralajmërim për Krasniqin.

“Unë nuk kam asnjë aktakuzë. Kjo është shpifje Memli, dhe për këtë do të përgjigjesh. Kjo është shpifje e jotja”, ka reaguar ashpër Imer Mushkolaj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit