Përplasje mes Izraelit dhe Spanjës pas deklaratës së kryeministrit Sanchez për “gjenocid” në Gaza

Më të lexuarat

Ambasada e Izraelit në Madrid ka akuzuar kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez për “demonizim” të Izraelit dhe ka deklaruar se Spanja po qëndron “në anën e gabuar të historisë”.

Reagimi i ambasadës, i publikuar edhe në rrjetin X, erdhi pasi Sanchez, gjatë një takimi të BE-së, e cilësoi luftën e Izraelit në Gaza si “gjenocid” dhe kërkoi pezullimin e bashkëpunimit me Izraelin.

“Kjo nuk është vetëm për të ardhur keq — është moralisht e pambrojtshme,” thuhej në deklaratën e ambasadës izraelite.

“Le të jemi të qartë: Izraeli, një vend demokratik që përballet me kërcënime ekzistenciale nga shumë fronte, ka të drejtë — dhe detyrë — të mbrojë qytetarët e tij,” vijon reagimi.

Në kundërpërgjigje, qeveria spanjolle e quajti deklaratën e ambasadës “të papranueshme” dhe thirri për sqarime të ngarkuarin me punë të saj. /mesazhi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit