18.2 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Përmbyset informacioni për aksidentin fatal të Fierit: Viktimat, dy djem shqiptarë dhe një vajzë franceze

Më të lexuarat

Gjithçka u tha në fillim rreth aksidentit fatal të Fierit është përmbysur pas nxjerrjes nga uji të viktimave dhe verifikimit të pasaportave të viktimave. Tashmë është konfirmuar nga policia e Fierit se viktimat janë: Fisnik Murataj 32 vjeç, Agostin Murataj 30 vjeç (djem xhaxhallarësh) dhe shtetasja e huaj, Noza Ahamoud 34 vjeç, e fejuara e Fisnik Muratajt.

Automjeti i tyre tip Suzuki me targa greke IHZ 1755 humbi kontrollin dhe ra në një kanal në anë të rrugës Fier-Levan. Shoferi dhe dy pasagjerët humbën jetën pasi u mbytën në ujë. Në drejtim të mjetit ka qenë Fisnkik Murataj, bëri të ditur policia lokale.

Sa i përket gruas që ndodhej në mjet, ajo është identifikuar si Noza Ahamoud 34 vjeç, shtetase e huaj. 34-vjeçarja ishte e fejuar me Fisnik Muratajn, drejtues i automjetit. Ata po ktheheshin nga një dasmë dhe po udhëtonin drejt Greqisë, ku dhe jetonin.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se makina doli jashtë rruge natën, ndërsa u zbulua mëngjesin e sotëm rreth orës 08:10. Në vendngjarje shkuan forcat e ndihmës së shpejtë për të njerrë nga kanali tre viktimat e mbytur brenda makinës. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë.

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.
Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./oranews

*Pamjet nga vendi i ngjarjes

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit