6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Përgjigje epike Berishës & CO: Kush janë ata që falen në xhami…!

Më të lexuarat

Ish-kryedemokrati i Gjirokastrës, Roland Bejko, i ka kthyer një përgjigje epike ish-kreut të PD-së Sali Berisha, në lidhje komentet e disata të këtij të fundit ndaj “analistëve që shkojnë në xhami”, kritikë me të, duke u përfolur pikërisht besimin.

Bejko, një ish-student dhjetori, nga Lazarati, kritik ndaj Berishës dhe Foltores së tij, e godet mes rreshtash apo ndokënd tjetër, siç Tritan Shehun, ish-pjesëmarrës në rininë revolucionare që u vuri kazmën objekteve të kultit në 67-ën, me ndalimin e ushtrimit të besimit.

Bejko përshkruan ata që shkojnë në xhami, të tillë që sipas janë shumë më sipërorë se Berisha e ata që e ndjekin pas, duke renditur dhe arsyet pse.

Reagimi:

“Dy fjalë për ata që falen të premtet në xhami!

Ata djemtë shkojnë në xhami thjesht për qejfin dhe shpirtin e tyre. Falen çdo të premte. Nuk bezdisin askënd. Edhe pse mbi supet e tyre nuk kanë asnjë akuzë apo mëkat nga ato të tipit “korrupsion i qënësishëm, pengim të demokracisë apo favorizim të familjes dhe aleatëve të vet politikë me benefite pushteti”, sepse asnjë ditë nuk kanë qenë në qeverisje para 2013, ata prap falen.

I falen Zotit, jo idhujve të remë komunistë e paganë që konkurojnë zotat.

Ata nuk kanë mankthe nga e kaluara e tyre. Gjumin e bëjnë të qetë sepse mbi supet e tyre nuk kanë  asnjë akuzë për abuzim me fondet publike, as para të futura në perandoritë e oligarkëve, as bashkëpunim me krimin e organizuar.

Ata jetojnë në mënyrë modeste, shumica në shtëpi me qera, dhe prap janë të lumtur. Janë të lumtur se në faqet e murreve të shtëpive të tyre modeste, kanë bibliotekë, kanë libra, kanë mend, kanë kulturë. Ndaj ata shkojnë në kisha dhe xhami e falen. Falen çdo të premte, dhe pesë herë në ditë kur munden. Kur falen, ashtu pa zë, falenderojnë Zotin që i ka bërë kaq të mirë. Falenderojnë zotin që u ka dhënë paqe shpirtërore,  mirësi dhe vullnet për dije. Vullnet për dije, jo vullnet të sëmurë për pushtet. Falenderojnë Zotin që u ka dhënë mendjen e hajrit. Se tek e fundit nuk i kanë borxh askujt. Gjithçka e kanë nga vetja dhe nga Zoti. Ata besojnë në Zot, familje, atdhe! 

Ata shkojnë në kisha dhe xhami çdo të premte, të qetë. Pa peshën e fajit mbi supe, se të paktën nuk kanë prishur as kisha dhe as xhami siç ata që sot ndjekin pas me ulërima e çkulje flokësh floktoren. Ata falenderojnë Zotin që nuk i bëri bij të revolucionit famëkeq “kulturor” që në emër të emancipimit shoqëror rënuan institucionet e besimit me tritol, kazma e lopata.

Ata falen e do falen, flasin e do flasin, si njerëz të lirë, jo si mercenarë të paguar nën vëzhgimin e syrit të së keqes, sepse ata nuk janë punistë. Ata nuk kanë frikë nga njeri, veç Zotit.

Ata e pranojnë të ndryshmin. Për të dobëtin u vjen keq, dhe si besimtarë që janë, duan ta ndihmojnë.

Duan ta ndihmojnë duke i treguar me modesti rrugën e Zotit.

Por kur ai nuk i kupton, bën sikur nuk i kupton, dhe i sulmon nisur nga halli që ka, ata thjesht e mëshirojnë dhe vazhdojnë të qetë në rrugën e tyre me buzë në gaz. Të pashqetësuar, të pahabitur. Ata nuk pyesin “pse” po sulmohen. Ata e dinë përgjigjen. Atë e gjejnë te mësimet e zotit, jo tek ato të Enverit.

Ata do shkojnë prapë të premten që vjen në xhami. Do shkojnë të luten për të  dobëtin që Zoti ta ndihmojë e të mos ndihet i vetmuar edhe kur është i rrethuar nga qindra idhujtarë  që e shikojnë si zot. 

Ata do luten dhe do t’i kërkojnë Zotit t’i qetësojë mendjen dhe shpirtin e trazuar se me gjullurdinë që po bën, do marrë në qafë gjithë dynjanë. Amin!” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit