16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Përbetim serb: Marihuana s’do të legalizohet!

Më të lexuarat

Beogradi s’e ka fare në axhendë atë që ka Tirana

Ndryshe nga Rama, Vuçiç nuk do e legalizojë hashashin.

Kjo u tha nga ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin, gjatë një bisede me studentë.

Vulin theksoi se nuk ekziston drogë e lehtë dhe e rëndë dhe se marihuana nuk do të legalizohet në Serbi sa të jetë në krye Vuçiçi.

“Deri në 80 për qind të krimeve shkaktohen nga droga. Policia serbe vazhdon të luftojë krimin e organizuar dhe tregtarët e drogës të cilët fitojnë shuma të mëdha parash duke helmuar fëmijët tanë, rininë tonë. Droga të lehta dhe të forta nuk ekzistojnë.

Deri sa të jetë presidenti Vuçiç është në krye të Serbisë, ndërsa unë jam ministër i Brendshëm, marihuana nuk do të legalizohet në vendin tonë”, tha Vulin.

Kujtojmë se sipas rezultateve të një pyetësori kombëtar, qeveria ka vendosur ta legalizojë hashashin, sigurisht për qëllime mjekësore, sipas shembullit maqedonas në rajon. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit