7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Përballja me stereotipet negative / Tarik Ramadan

Më të lexuarat

Nga: Tarik Ramadan

Përballja me stereotipet negative / Tarik Ramadan

Perceptimet për Islamin dhe myslimanët nga bashkëqytetarët e tyre perëndimorë,  në ndryshim nga pritshmëritë, me kalimin e kohës, janë përkeqësuar ndjeshëm.  Rreth nesh ne vërejmë rritjen e lëvizjeve populiste të partive të  ekstremit të djathtë nga Holanda, Norvegjia, Zvicra, Spanja, Italia, Greqia, Franca ( për të përmendur vetëm disa vende evropiane) deri në Australi, Kanada, Shtetet e Bashkuara me partinë e saj neokonservatore Partia Çajit dhe disa grupe të kristianëve evangjelistë.
Fushatat stigmatizuese ndaj Islamit dhe myslimanëve janë tani një tipar i përhershëm i peizazhit politik: Populistët mobilizojnë pasuesit e tyre dhe zgjerojnë mbështetjen e tyre elektorale duke kritikuar dukshmërinë e myslimanëve, kërkesat e tyre të supozuara për trajtim të veçantë dhe, së fundi qëllimin e tyre të dyshuar për të kolonizuar dhe transformuar nga brenda qytetërimin perëndimor.
Këto “qytetarë të huaj”, këto “të huaj të rritur në shtëpi” janë paraqitur si një kërcënim i epokës. Një politikan që mund të jetë krejtësisht i paaftë, që s’mund të ofrojë zgjidhje për krizën ekonomike, papunësinë dhe dhunën urbane, por atij i mjafton të veçojë “armikun e ri mysliman”, i mjafton të drejtojë vëmendjen e publikut ndaj polemikave të krijuara brenda një mbulese të tërë, për të parë kredibilitetin e tij politik në zgjerim. Ne po jetojmë në kohë vërtet të trishtuara.
Edhe më shqetësuese është ndikimi i këtyre lëvizjeve dhe partive (të bazuara tek identiteti populist, ksenofobik, islamofobik dhe racist) mbi klasën politike dhe shoqërinë si e tërë. Për këtë çështje, vijat e vjetra  të demarkacionit të ngurtë elitist nga e djathta dhe atij të hapur humanist nga e majta janë zhdukur. Në të dy skajet e spektrit politik, ne dëgjojmë retorikë populiste dhe Islamofobike. Gjithashtu hasim gra dhe burra të guximshëm ( këto të fundit më së shumti në minorancë) të cilët rezistojnë dhe refuzojnë të luajnë kartën e identitetit.
Ndarja midis atyre që parashikojnë një të ardhme të përbashkët me Islamin dhe myslimanët (duke kuptuar se Islami është bërë tashmë një fe perëndimore) dhe atyre që çirren dhe flasin përçart kundra “kërcënimit islamik” kapërcen rreshtimet politike tradicionale.
Objektivisht, ne duhet të pranojmë se qytetarët e vendeve perëndimore (Evropë, Amerika e Veriut dhe Australi) po lëvizin gjithnjë drejt pozicioneve politike të spektrit krahut të djathtë dhe kanë tendencë për tu identifikuar gjithnjë e në rritje me tezat populiste por edhe me ato të ekstremit të krahut të djathtë (edhe pse ato shpesh e distancojnë veten nga partitë e së djathtës ekstreme).
Globalizimi, dobësimi i referencave kulturore, kriza e identitetit, recesioni ekonomik, papunësia, ndikimi i teknologjive të reja të komunikimit dhe transformimet kulturore, të gjitha këto na ndihmojnë të kuptojmë frikën popullore dhe suksesin e populizmit, mbi dhe lidhur me  praninë e myslimanëve në perëndim.
Lidhur me vetë myslimanët, ata shërbejnë si tregues të frikës së përqendruar me dukshmërinë e tyre të re, udhët e tyre të reja për të qenë perëndimorë, ngjyrës së lëkurës, praktikat e tyre fetare, gjuhët dhe kulturat e tyre të origjinës.
Me sa më shumë përpikëri ato respektojnë ligjet vendase, flasin gjuhën dhe ndihen amerikanë, francezë, australianë apo britanikë, aq më shumë të dyshuar dhe të rrezikshëm cilësohen ata. Atyre ju kërkua të integroheshin. Tani, ja dhe ja, suksesi i tyre, nëse jo si përmbysje, shihet si një shenjë e një “kolonizimi” potencial. Frika dhe kontradiktat gjenden me bollëk, teksa qetësia dhe koherenca s’janë askund.
Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të opinionit francez, këto frikëra dhe refuzime që vijnë me to, janë duke u shprehur edhe më haptazi. Franca në mesin e vendeve perëndimore, është streha e numrit më të madh të myslimanëve, të cilët kanë banuar atje për një kohë të gjatë, shpesh si qytetarë francezë të brezit të katërt dhe të pestë, të besimit islam (të cilët vijojnë të perceptohen, sigurisht, si njerëz me “origjinë emigrimi”, ndryshe nga emigrantët e tjerë të bardhë evropianë që perceptohen tërësisht si “Francezë”, e shumta edhe pas dy brezave). Shifrat janë alarmante: 43% e francezëve e konsiderojnë prezencën e komunitetit mysliman në Francë si një “kërcënim” për identitetin e vendit të tyre. Të njëjtat përqindje kundërshtojnë ndërtimin e xhamive (si kundër 39 % në vitin 2010) dhe 63 % nuk pajtohen me mbajtjen e shamive apo perçeve në rrugë (59 % në vitin 2010).
Pikat e anketës për ndjenjat që gjenden në shumë shoqëri perëndimore dhe fakti, duhet të ballafaqohen. Ajo zbulon një rrezik konkret, jo vetëm për myslimanët, por edhe për Francën dhe të gjitha vendet e tjera perëndimore. Ky populizëm, ide ekstreme të krahut të djathtë, ksenofobisë dhe racizmi kanë zënë rrënjë, kanë filluar të përhapen dhe janë normalizuar (duke shkuar aq larg sa të kërkohen ligje diskriminuese), shoqëritë si një e tërë janë në rrezik dhe duhet të marrin masa të shpejta.
Perceptimet janë gjithnjë negative dhe pranueshmëria e praktikave të myslimanëve gjithnjë e më e kufizuar. Vetëm 17 % e të anketuarve e konsiderojnë prezencën e myslimanëve si një faktor të pasurimit kulturor – një realitet i frikshëm – veçanërisht kur marrim parasysh faktin se Franca nuk është më shumë racistë apo ksenofobike se ndonjë vend tjetër.
Pikat e anketës lidhur me ndjenjat e zbuluara në shumë shoqëri perëndimore duhen të ballafaqohen me faktet. Ajo çka ajo zbulon është një rrezik konkret, jo vetëm për myslimanët, por gjithashtu e dhe për Francën dhe të gjithë vendet e tjera perëndimore. Kur populizmi, idetë ekstreme të krahut të djathtë, ksenofobia dhe racizmi shtrijnë rrënjët dhe fillojnë ti përhapin dhe shihen si normale( duke shkuar aq larg sa për të kërkuar ligje diskriminuese), shoqëritë si një e tërë janë në risk dhe duhet të ndërmarrin masa të shpejta.
Qytetarët myslimanë perëndimorë mund të kenë besuar gjatë se është e mjaftueshme të respektosh ligjin dhe të mësosh gjuhën vendase për tu bërë qytetar me të drejta të plota. Me kalimin e kohës, ata kanë kuptuar se kjo nuk ishte e mjaftueshme. Brenda kornizës së shtetit-komb, ata prisnin drejtësi në këtë rast, për tu integruar në strukturën ligjore të shtetit dhe përvetësonin linjën themelore të “kulturës”, që përbëhet nga njohja e gjuhës kombëtare.
Brezat e qytetarëve myslimane perëndimorë respektojnë ligjin laik vendas dhe tani flasin gjuhët e vendeve të tyre ashtu sikurse edhe bashkëqytetarët e tyre. Atyre u është kërkuar për të demonstruar besnikërinë e tyre për vendet e tyre respektive, të cilën e kanë bërë ndonjëherë përtej limiteve ( duke shpresuar se kanë kënaqur dhe tërhequr të tjerët me çfarëdolloj çmimi) ose në një mënyrë të natyrshme kritike (besnikëria civile duhet të jetë gjithmonë kritike në natyrë, duke mbështetur një vend kur ai është në të drejtë dhe duke qenë vigjilent lidhur me vendimet e diskutueshme politike).
Këtu ne mund të aplikojmë tre ” L”-të që unë kam identifikuar si një hap i parë për marrjen e shtetësisë dhe të një ndjenje përkatësisë: Rrespekti për ligjin, zotërimi i gjuhës, dhe të qënurit besnik për vendin. Por me kalimin e çdo dite, bëhet e qartë se ky është vetëm hapi i parë dhe ne duhet të shkojmë më larg.
Sfida që të pranojë kuadrin e tij ligjor apo të flasin thjesht gjuhën e tij kombëtare, nuk është se i përket thjesht shtetit. Ajo çka është thelbësore është ti përkasë kombit, tregimit të përbashkët që i lidh burrat dhe gratë në historinë e përbashkët, kulturën, psikologjinë kolektive dhe në një të ardhme për tu ndërtuar së bashku.
Qytetarët myslimanë perëndimorë mund të kenë arritur shtetësinë dhe të drejtat që e shoqërojnë atë, por ata nuk janë ende pjesë e “Kombit”, e kësaj reference si formale dhe informale në të cilën ushqehet dhe ngulitet  thellë ndjenja e përkatësisë, e besimet tek vetja dhe tek të tjerët (e të njëjtit komb), dhe përvetësimi i kodeve të tij, të qarta dhe të nënkuptuara të sjelljes.
E drejta dhe pushteti që shteti transferon mbi qytetarët e tij janë reale dhe efektive, por njohja dhe pushteti për me qenë – dhe i të qënurit “ njëri prej nesh” e cila thekson që i përkasin “Kombit” nuk janë më pak reale dhe efektive. Sot, në perëndim, myslimanët janë qytetarë të shtetit, por të huaj në lidhje me kombin.
Vitet e ardhshme do të jenë kritike. Të gjitha debatet lidhur me sekularizmin, dukshmërinë dhe gabimit  kryesor “islamizimit” të çështjeve sociale-ekonomike ( shkollat, papunësia, formimi i getove komunitare apo getove etnike, dhuna etj) nuk janë asgjë por pretekste për të shmangur  një pyetjeje të vetme fondamentale: A është Islami një fe perëndimore apo nuk është dhe nëse është e këtillë,  a kanë myslimanët ndonjë rol në të ardhmen e këtij qytetërimi?
Në perëndim, pyetja kërkon një analizë të plotë të vetvetes, brenda kuadrit të historisë, identitetit dhe evolucionit drejt një pluralizmi të ri dhe të pranuar plotësisht. Ne duhet të zhvillojmë, në besim të plotë, një vështrim të ri kritik ndaj vetes sonë, një përkufizim të ri të vetes që është më e hapur dhe më e gjerë, e që merr në konsideratë të plotë kuptimin e historisë, duke i kthyer shpinën druajtjes dhe frikës.
Një filozofi e re dhe një përmbajtje e re duhet të gjendet për kuptimin e Kombit, por tani historia e tij duhet të supozohet në tërësinë e tij: Eksperiencat krenare dhe të turpshme të së kaluarës dhe zhvillimet objektive dhe të pakthyeshme për të ardhmen. Do duhet kohë për myslimanët që të “integrojnë” vetet e tyre në tregimin e përbashkët të kombit, në vende të ndryshme perëndimore.
Në mënyrë induktive, gjatë dy dekadave të ardhshme, kontributet e tyre intelektuale, sociale, kulturore, politike dhe ekonomike do të jenë në gjendje të shkatërrojnë perceptimet zvogëluese të “Kombit” nga i cili ato janë ende të përjashtuar. Në të vërtetë ato përballen me një paradoks: populistët dhe islamofobët këmbëngulin se ata zhduken në mënyrë që të “pranohen”, ndërsa ata duhet të shihen pozitivisht në mënyrë që të respektohen, njihen dhe përfundimisht, të bëhen subjekte dhe aktorë në tregimin e përbashkët të kombit. Ti përgjigjesh frikës perëndimore duke u zhdukur, pasi ky është sugjerimi i shprehur nga një shumicë e bashkëqytetarëve të tyre, do të ishte një gabim shumë i rëndë historik.
Në vend të kësaj, ata duhet të studiojnë historinë dhe të mësojnë nga ajo, të jetë konstruktivisht kritik ndaj interpretimeve selektive të kujtesës perëndimore (veçanërisht, ato në lidhje me Islamin, por jo vetëm); studio filozofët e tyre, dinamikën e tyre sociale dhe politikat e tyre teksa shkelën në botën e kulturës, artit dhe sportit.
E tillë është përgjigjja e përshtatshme për dilemën e ditës: Të  nxitim rreth revolucionit intelektual, tu kthejmë shpinën debateve false dhe qëndrimeve mbrojtëse, të përcaktojmë veten si subjekte perëndimore, si aktorë në evolucionin e shoqërive tona duke supozuar vlerat dhe praktikat e tyre, dhe më në fund, si agjentë të një pluralizmi të plotë dhe paqeje sociale të formësuar nga drejtësia, respekti dhe betejat kundra të gjitha formave të racizmit.
Sfida lidhur me  këtë thirrje për një angazhim shumë-dimension është e madhe . Nuk është vetëm mënyra rigoroze e angazhimit intelektual, politik apo social pasi edhe historia e artit njerëzor, kultura, sporti dhe humori kanë luajtur gjithashtu një rol etik dhe të paktën plotësues për të ndihmuar mentalitetet të evoluojnë.
Rruga është e gjatë dhe e lodhshme, si çdo gjë që prek qeniet njerëzore, nga betejat për pushtet tek vëllazëria, nga miqësia tek refuzimi, racizmi dhe urrejtja. Fati i perëndimit, ashtu si edhe i të gjithë qytetërimeve, mund të gjendet në zemër të këtij ekuacioni të mbushur me rrezik: Objektivi i unitetit të njerëzimit në një të vetëm, pasurohet nga i famshmi diversitet njerëzor. 
 
 
Perktheu: Ervin Hakorja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit