10.1 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

Për të gjithë ata që iu intereson se çka ka bërë hoxha Irfan Salihu gjatë këtyre viteve të fundit?

Më të lexuarat

Për të gjithë ata që iu intereson se çka ka bërë hoxha Irfan Salihu gjatë këtyre viteve të fundit?

Gjatë këtyre gjashtë viteve të fundit hoxhën e nderuar e kam takuar po thuajse çdo javë, e ndonjëherë dy apo tre herë brenda javës, e shumë shpesh edhe biseda telefonike, ku kam pas rastin të përfitoj në dituri sheriatike, ngase hoxha prej që është suspenduar padrejtësisht i është përkushtu ilmit(diturisë), sidomos në dëgjimin e mijêra inqizimeve”Silsiletu el-Huda uen-Nur” të shejh Albanit, degjimin e fetvave dhe ligjeratave të nxënësve të shejh Albanit, shejh Mesh’hur Hasen Selman dhe shejh Ali Hasen el-Halebij, shejh Ebu Islam Salih Taha, e tjerë nga ulematë e sunnetit, të cilët hoxha i ka referencë kryesor në fenë e tij.
Hoxha më ka mësuar hadithe të shumta nga “Silsiletul-Âhadith es-Sahihah” të cilat vështirë mund t’i gjejmë në koleksionet e hadithit, që kam vêrejtur se hoxha vazhdimisht është marrë me shtimin dhe përmirësimin e dijes.
Përderisa disa kanë dhënë komente pse hoxha nuk po mbanë ligjerata, ai është marrë me dituri dhe njëkohësisht është munduar t’i përgjigjet ftesave të xhemaatit të cilët vinin t’a vizitonin nga vendet e ndryshme.
Shpesh jemi detyruar t’a anulojmë takimin për t’i dhënë përparësi vizitorëve që të përfitojnë prej tij.
Është bërë shkak për përmirësimin e raporteve të shumë familjeve që kanë patur probleme mes vete, ku ka intervenuar sipas udhëzimeve profetike, gjithmonë duke i mbajtur sekret rastet, që t’ua ruajë nderin e vëllezërve dhe motrave muslimane.
Kêto që i thash janë vetëm 1% e asaj cfarë po bën hoxha, kurse 99% tjera nëse shkruaj, nuk do t’a lexojë askush nga gjatësia e postimit. Andaj e përmblodha shkurtimisht se hoxha i është përkushtuar dijes dhe nëse i kthehet minberit, besoj se do të kthehet fuqishëm me moton: ” Ka thënë Allahu, ka thënë pejgamberi, kanë thënë sahabët dhe kanë thënë ulematë”.

Allahu e ruajtë hoxhën e ktheftë sa më shpejtë në minber. Amin🤲

Samir Mullafetahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit