20.9 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Për një vepër shkon në Xhenet për një vepër shkon në Xhehenem

Më të lexuarat

I Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:

“Ndonjëri do të punojë punë të banorëve të xhenetit, në sy të njerëzve, por në të vërtetë ai është prej banorëve të zjarrit. E ndonjëri do të punojë punë të banorëve të zjarrit, në sy të njerëzve, por ai është prej banorëve të xhenetit.”

E transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij me nr. 2898 dhe Muslimi me nr. 112.

Ibën Raxhebi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë: “Në fjalën e tij “në sy të njerëzve”, vërehet qartë se brendia e tyre ishte e ndryshme nga ajo që vepronin në dukje dhe se përfundimi i keq ndodh për shkak të shëmtisë së brendësisë së njeriut, të cilën nuk e shohin njerëzit. E ajo shëmti mund të jetë si pasojë e ndonjë gjynahu apo ligësie që ai e vepron, e pikërisht ajo ligësi e fshehur mund të bëhet shkak që njeriu të ketë përfundim të shëmtuar në momentin e vdekjes (Allahu na ruajt!). Gjithashtu është e mundur që njeriu të veprojë punë të shëmtuara në dukje, por në brendësi tek ai mund të gjendet një fije mirësie e cila triumfon në çastet e fundit të jetës duke i mundësuar atij një përfundim të mirë.”

“Xhamiu el ulumi ue el hikem”, Vëll. I, f. 172-173.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit