8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Për kritikuesit e paraqitjeve tona publike – Hoxhë Bekir Halimi

Më të lexuarat

Herë pas here na kritikojnë disa vëllezër të dashur për paraqitjet tona publike dhe publikimi i disa aktivitete.
Të nisur nga ajo që ua kemi mësuar se sa i rëndësishëm është nijeti dhe sinqeriteti në jetën dhe veprat e njeriut ata me këto kritika shfaqin gajlën e tyre për sinqeritetin dhe nijetin tonë.
Ne jemi të vetëdijshëm se këto kritika edhe sikur te jenë dashakeqe ato neve na bëjnë dobi.
Ne e marrim këshillen dhe veprojmë për ta shtuar sinqeritetin.
Të bindur se vetëm me sinqeritet fitojmë mëshirën dhe shpërblimin e Allahut.
Allahu na bëftë krejtve të sinqertë edhe neve në veprimet tona edhe kritikuesit në kritikat e tyre, Kështu fitojmë të gjithë inshAllah!
Allahu ju shpërbleftë vëllezër për krejt kritikat që na i jepni dhe na bëftë edhe më të mirë se sa jemi dhe na e faltë Allahu ato mangësi që ne i kemi!
Amin!

Hoxhë Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit