Për dy vite në Mesxhidi-Aksa islamin e pranuan 97 persona

Më të lexuarat

Imami i një prej xhamive më të rëndësishme në kulturën dhe historinë islame Mesxhidi-Aksa, Ikrime Sabri tha se gjatë dy viteve të fundit gjithsej 97 vizitorë të xhamisë në Jerusalem e kanë pranuar islamin.

Sabri tha se vizitorët prej 17 vendeve kryesisht evropiane, si turistë kanë vizituar xhaminë gjatë vitit 2015 dhe 2016, ndërsa me këtë rast në xhaminë Al-Aksa kanë kaluar në islam 97 prej tyre.

Siç theksoi Sabri në njoftimin me shkrim, shumica e numrit të përgjithshëm të personave që janë bërë muslimanë në xhaminë Al-Aksa janë shtetas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Finlandës,shkruan AA.

“Islami, që është fe e drejtësisë dhe tolerancës, po ashtu përfshinë të gjitha religjionet paraprake monoteiste. Muslimanët besojnë në të gjithë të Dërguarit e Zotit pa përjashtime, ndërsa ata që bëhen muslimanë, e bëjnë këtë vetëm vullnetarisht meqë Allahu i Lartësuar neve na lajmëron se në fe nuk ka dhunë”, porositi Sabri.

Ai përmendi se si imam i xhamisë ka qenë i nderuar në mundësinë për të ndihmuar ata që dëshiruan të pranojnë islamin. Mesxhidi-Aksa në Jerusalemin Lindor për çdo vit e vizitojnë qindra mijëra njerëz nga mbarë bota.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit