21.3 C
Pristina
Saturday, June 22, 2024

Për cilën kulturë e traditë shqiptare e keni fjalën?!

Më të lexuarat

Më qeshet kur shoh me të madhe komentet kundër mbulesës, madje me ironi se nuk qenka pjesë e kulturës shqiptare!
O shqiptar!!
Kthe kokën pak mbrapa dhe shih sa e sa gjëra të huaja ke fut në kulturën tënde dhe ndjehesh krenar se ke ndryshuar për të mirë!
Hap sytë mirë dhe shihe bijën tënde në emisione të dalta tefterit që thotë populli, a nuk je i vetëdijshëm se çfar kulture po mbjellë në familjen tënde?
Shife ate vajzën shqiptare në klip të degjeneruar, me veshje plazhi, mbi veturë e shtrirë, me shishe alkooli në dorë, duke i bërë reklamë filan veturës, firmës, apo duqanit, e ti si domaqin shpije i duarëtroket se ku ka mbrri puna.
Haj medet!!
Apo mos vallë kulturë të duket djali yt me vetulla të vizatuara, tatuazhe dhe hajdutnitë që i bën natën kafe bareve e që ti ske haber se ku e ke evladin, e bile ndoshta je n’gjumin ma të mirë!
Apo, abortet e disa bijave tona fshehurazi në klinikë, e që ti ia pret msit se i ka ardhë koha e martesës e pret një djal esnaf me ta trokitë derën?!
Pak me iu kthy kulturës shqiptare, shumë janë njëqind vite, jepja pesëdhjetë, do gjesh gjyshen, hallën, tezen me shami!
E me “kulturë” të sodit JO!
NDAJ, ju lutem!
Qani pak kto aktualitete, e leni njerëzit le të zgjedhin atë që ua don shpirti pa i penguar aspak shoqërisë ku jetojnë.
E nëse don me folë për kulturë shqiptare të garantoj se era kulturë na vjen shumë pak si popull!
Nga: Emine Bajrami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit