9.6 C
Pristina
Monday, April 29, 2024

Për atë që kritikon? – Hoxhë Ahmed Kalaja

Më të lexuarat

Mërzitja e vazhdueshme dhe kritika e vazhdueshme e vdesin shijen e çdo gjëje edhe nëse kjo bëhet pa qëllim.

Lavdëroni të mirat e njëri tjetrit dhe anashkaloni gabimet, sepse fjalët e bukura janë si çelësa me të cilët hap zemrat që janë përreth.

Një herë anashkalo e dy herë tregohu i  trashë, sepse jo çdo gjë e meriton të merresh me të.
Mos i jep gjërave vend më të madh se çduhet, nëse shikon përpara këmbëve gur merre hidhe mbrapa dhe vazhdo rrugën. Kësaj i thonë aftësi dhe moral.

Na arsyetoni atëherë kur nuk jemi ashtu siç jeni mësuar prej nesh të jemi.
Sepse shpirtrat janë si tunele dhe lugina,  ndoshta ata  nuk ndodhen në atë luginë që ndodheni ju, e ndoshta në gjokset tona ka atë që ne nuk mundemi ta shprehim.

*Buzëqeshni o njerëz
* 
Falni o të dashur

Pastrojini zemrat nga cytjet e shejtanit dhe mendimet e këqia, dhe arsyetoni vëllezërit tuaj.
Sepse ne jemi në një kohë ku shpirtrat po bien pa asnjë paralajmërim, të lutemi O Allah në bëj prej atyre që kanë jetë të gjatë  dhe vepra të mira.

Lum ai që mbjell mirë, ai që korr mirë, ata që bëjnë mirë, ata që arsyetonë, ata që flasin mirë, dhe ata të cilët dalin nga kjo botë me mendim të mirë tek njerëzit që e rrethojnë dhe përmendje të mirë mbas vdekjes. 
Përhapni falje dhe dashuri
se Pasha Zotin kjo dunja është kalimtare.
Hoxhe Ahmed Kalaja

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit