Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) njoftoi se nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim në operacionet në Afganistan, Irak dhe Siri, operacione të cilat ushtria amerikane i realizon nga Katari.
“Avionët amerikanë vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre nga Katari në kuadër të operacioneve në Irak, Siri dhe Afganistan”, tha majori Adrian Rankine Galloway, një nga zëdhënësit e Pentagonit.
Majori Galloway u bëri thirrje të gjithë aleatëve në rajon për të ulur tensionin dhe për të arritur konsensusin mbi zgjidhjet e përbashkëta për sigurinë e rajonit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Koalicioni i janë mirënjohës popullit të Katarit për mbështetjen që i ka dhënë për një kohë të gjatë pranisë tonë atje dhe për angazhimin e thellë ndaj sigurisë rajonale. Nuk kemi plane për të ndryshuar situatën tonë në Katar”, – shtoi ai.
Një pjesë të operacioneve në Afganistan, Irak dhe Siri Pentagoni i kryen duke përdorur bazën në Katar.
Deklarata e Pentagonit erdhi pas një apeli për pajtim të Sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, kur disa vende arabe vendosën për të pezulluar marrëdhëniet me Katarin.
http://www.trt.net.tr/shqip/bota/2017/06/05/vazhdon-te-perhapet-kriza-mes-vendeve-arabe-746112
Arabia Saudite, Egjipti, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jemeni, Libia dhe Maldivet dje prerë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe kanë mbyllur kufijtë detarë dhe ajrorë me këtë vend.
Diplomatëve kataras u është njohur 48 orë afat për t’u larguar nga vendet (që kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Katarin), kurse për shtetasit e Katarit ky afat është 14 ditë. Ndërkaq njoftohet se ka marrë fund edhe roli i Katarit në Koalicionin Ndërkombëtar që është krijuar nën udhëheqjen e Arabisë Saudite kundër Huthive në Jemen.
