24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Pentagon: Operacionet ushtarake amerikane nuk janë prekur nga kriza e Katarit

Më të lexuarat

“Në nivelin operacioneve ushtarake nuk ka pasur ndikim”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, në një konferencë shtypi…

Operacionet ushtarake amerikane në Katar nuk janë prekur nga kriza rreth këtij shteti kyç për dispozitivin ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme.

“Në nivelin operacioneve ushtarake nuk ka pasur ndikim”, deklaroi zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, në një konferencë shtypi.

“Ne vazhdojmë t’i jemi mirënjohës Katarit për mbështetjen afatgjatë për praninë tonë dhe nuk synojmë të ndryshojmë qëndrimin tonë në Katar”, shtoi ai.

Katari luan një rol kyç në kontingjentin ushtarak amerikan në Lindjen e Mesme, me rreth 10.000 trupa amerikanë të vendosur në këtë vend.

Pjesa më e madhe e këtyre trupave janë të personelit të Forcave Ajrore të SHBA-së, vendosur në bazën ajrore të Al-Udeid, që drejton të gjitha operacionet ajrore amerikane në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht operacionet ajrore të koalicionit kundër organizatës terroriste DAESH.

Në planin operacional, baza është një platformë e rëndësishme për avionët KC-135, bombardues të rëndë, avionët zbulues dhe mbikëqyrës që operojnë në rajon.

Të hënën, Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jemeni dhe Maldivet kanë shkëputur çdo marrëdhënie me Katarin, akuzuar për mbështetje të terrorizmit, një vendim që pati efektin e një tërmeti në rajon.

Presidenti amerikan, Donald Trump, akuzoi të mërkurën Katarin, edhe pse aleat i SHBA-së, për financim të ekstremistëve, shkak për Arabinë Saudite dhe vendet mike për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me emiratin e pasur të Gjirit.

“Ne shpresojmë për një zgjidhje të shpejtë të krizës dhe nuk kemi asnjë qëllim për të modifikuar operacionet tona në Katar dhe në vendet e tjera të Gjirit”, theksoi Jeff Davis.

“Avionët ushtarakë amerikanë vazhdojnë misionet e tyre në mbështetje të operacioneve në Irak dhe në Afganistan”, shtoi ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit