24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

Kriza e Gjirit – Putin realizon biseda telefonike me emirin e Katarit dhe presidentin e Egjiptit

Më të lexuarat

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, ka realizuar të mërkurën biseda telefonike të ndara me Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hama dal-Thani dhe Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi…

Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, ka realizuar të mërkurën biseda telefonike të ndara me Emirin e Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani dhe Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Në bisedën e tij telefonike me udhëheqësin kataras, Vladimir Putini bëri një vlerësim të krizës ndërmjet këtij shteti dhe disa vendeve arabe.

“Gjatë bisedës në fjalë, Presidenti Putin vuri theksin mbi qëndrimin e Rusisë për zgjidhjen e situatave në raste krizash përmes dialogut duke përdorur metoda politike dhe diplomatike”, thuhet në një komunikatë me shkrim nga Kremlini.

Mes të tjerash, komunikata thekson se dy liderët kanë biseduar gjithashtu për marrëdhëniet ruso-katarase në fusha si ekonomia, tregtia dhe investimet.

Kurse në bisedën telefonike të Putinit me homologun egjiptian – vijon deklarata me shkrim e Kremlinit – janë vlerësuar marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në rajonin e MENA-s (Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut).

Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Jemeni njoftuan të hënën ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Katarin, vend të cilin ato e akuzojnë “për mbështetje të terrorizmit”.

Përveç vendimit të sipërcituar, Arabia Saudite, EBA dhe Bahrejni bënë të ditur gjithashtu mbylljen e hapësirës ajrore të tyre për Katarin dhe i kërkuan diplomatëve kataras që të largoheshin nga territoret e tyre brenda 48 orëve.

Bllokadës diplomatike kundër Shtetit të Katarit iu bashkuan më pas Maldivet, Mauritania dhe qeveria libiane e Tobrukut, e cila nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar, pasi mbështet gjeneralin puçist, Halifa Belkasim Haftar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit