24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

EBA dhe Arabia Saudite kërkojnë një ndryshim të politikës, jo të regjimit në Katar

Më të lexuarat

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabia Saudite kërkojnë një ndryshim të politikës dhe jo një ndryshim të regjimit në Katar, deklaroi të mërkurën ministri i Shtetit të EBA për Punët e Jashtme, Anwar Gargash…

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Arabia Saudite kërkojnë një ndryshim të politikës dhe jo një ndryshim të regjimit në Katar, deklaroi të mërkurën ministri i Shtetit të EBA për Punët e Jashtme, Anwar Gargash.

“Shkalla e krizës aktuale është mjaft e madhe”, tha Anwar Gargash në një intervistë për median.

“Kjo krizë nuk ka të bëjë me një ndryshim të regjimit në Katar, por me domosdoshmërinë e një ndryshimi të politikës në Doha”, shtoi Gargash.

Ministri shprehu ankesë për akumulimin për një periudhe të gjatë të një politike nga ana e Katarit, që po përmbys rendin në mbështetje të ekstremizmit dhe ideologjive radikale.

“Jemi tashmë përballë një ngërçi në lidhje me përpjekjet tona për të bindur Katarin për të ndryshuar linjën drejtuese”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit