Pendimi – Mos e Shtyj!
Mos e shtyj dhe mos e vono pendimin, sepse nuk e di kur të vjen fundi yt.
Ndoshta vdekja të zë në mëkat dhe përfundon me një fund të keq.
Ose, Allahu e vulos zemrën tënde dhe nuk pranon më pendimin tënd, sepse vazhdon të ngulësh këmbë në mëkate dhe i bën ato publikisht.
Prandaj, nxito të pendohesh dhe mos e shtyj, që të mos bëhet tepër vonë.
Shiko përreth dhe merr shembull…
- Miliona myslimanë mblidhen për Haxh, duke kërkuar faljen dhe mëshirën e Allahut.
Nuk i ndal as vapa e madhe, as lodhja, as pleqëria, as shpenzimet e larta. - Shiko ata që falen në namazin e xhumasë – qindra prej tyre lënë punët, tregtinë dhe paratë, vetëm për të dëgjuar hutben dhe për të fituar kënaqësinë e Allahut.
- Shiko ata që agjërojnë në Ramazan – nuk i ndal as uria, as etja.
- Shiko çdo njeri që është më i devotshëm se ti dhe merr shembull prej tij.
Shiko veten…
Krahasoje veten me ta dhe ndiej keqardhje për padrejtësinë që i ke bërë vetes me mëkatet dhe për shpërfilljen tënde ndaj adhurimeve.
Ji i kujdesshëm me veten dhe puno për ta shpëtuar atë.
Rroku angazhimit me vepra të mira, për të arritur atë që të shpëton dhe për të kapur karvanin e atyre që janë nisur drejt Allahut.
Shkruar nga: Bekir Halimi
