8.8 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Peja binjakëzohet me komunën Bağcılar

Më të lexuarat

Çağırıcı në deklaratën e tij tha se ndien një kënaqësi të madhe për ruajtjen e lidhjeve të forta historike mes Turqisë dhe Kosovës

STAMBOLL (AA) – Me nënshkrimin e një protokoli binjakëzohen komuna Bağcılar e Stambollit dhe ajo e Pejës në Kosovë, raporton Anadolu Agency (AA).

Protokolli i cili synon përforcimin e bashkëpunimit socioekonomik, kulturor dhe tregtar ndërmjet dy qyteteve, u nënshkrua në Bağcılar.

Sipas deklaratës së komunës Bağcılar, delegacioni kosovar, ku të pranishëm ishin Kryetari i Bashkësisë së Komunave të Kosovës, Naim Ismaili, dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë së Komunave të Botës Turke, Fahri Solak, vizituan kryetarin e Komunës Bağcılar, Lokman Çağırıcı, në zyrën e tij.

Protokollin e binjakëzimit të komunave e kanë nënshkruar Çağırıcı dhe Gazmend Muhaxheri, kryetari i Komunës së qytetit të Pejës, qytet i cili njëherit është edhe vendlindja e babait të Mehmet Akif Ersoy, poetit dhe autorit të himnit kombëtar të Turqisë.

Çağırıcı në deklaratën e tij tha se ndien një kënaqësi të madhe për ruajtjen e lidhjeve të forta historike mes Turqisë dhe Kosovës dhe se Komuna e Bağcılarit bën përpjekje për përforcimin e lidhjeve të thella me vendet e tjera miqësore dhe vëllezërore.

Pas vizitës në komunë, delagacioni i mysafirëve ka vizituar edhe Konakun Osman, Qendrën Kulturore dhe Muzeun Mehmet Akif Ersoy si dhe Muzeun dhe Parkun “Dëshmorët e Çanakkalasë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit