11.4 C
Pristina
Wednesday, May 15, 2024

Peci: Intervenimi eventual i Rusisë në Ukrainë mund t’ia sjell Kosovës njohjen nga katër vendet anëtare të NATO-s

Më të lexuarat

Pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund t’i sjellë Kosovës njohjet nga katër anëtarët e NATO-s. kështu ka thënë drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, pasi sipas tij kjo mund të ndodhë për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës.

Peci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se qëllimi i Rusisë nuk është që vetëm ta pushtojë Ukrainën, por edhe ta ndërrojë me forcë rendin e tanishem evropian e botëror, si dhe të testojë kohezionin e Perëndimit, dhe sidomos atë të NATO-s.

“Ditë të errëta janë pranë kontinentit tonë, që mund të kenë për pasojë mijëra viktima në Ukrainë, por edhe më gjerë, nëse konflikti eskalon përtej kufijve të këtij vendi. Kjo mund të ketë pasoja edhe në Ballkan, duke përfshirë këtu edhe momentin e së vërtetës për Serbinë, e cila nuk do ta ketë komoditetin që të jetë deklarativisht njëkohësisht edhe me Perëndimin dhe Rusinë”, ka shkruar Peci, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, sot, për të gjitha vendet e rajonit do të jetë çështje kyçe besueshmëria e tyre si aleate të Perëndimit dhe rreshtimet e tyre, jo vetëm në raport me konfliktin në Ukrainë, por edhe në raport me sigurinë dhe stabilitetin në rajon, në këto kohë të turbullta me zhvillime, të cilave nuk ju dihet fundi.

“Edhe një gjë. Me intervenimin eventual të Rusisë në Ukrainë, do të hapet edhe kapitulli i rrënimit të Kombeve të Bashkuara, si institucion përgjegjës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, dhe kjo do ta rikthejë politikën e balancit të fuqisë në kontinentin tonë, 33 vite pas përfundimit të Luftës së Ftohtë”.

“Në këto rrethana, njohja e Kosovës nga katër vendet mosnjohëse të NATO-s, mund të bëhet një imperativ për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në krahun jugor të Aleancës”, ka shkruar Peci.

Greqia, Spanja, Rumania dhe Sllovakia janë katër anëtaret e NATO-së të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit