11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Pas sulmit ndaj Charlie Hebdos, librat rreth islamit arrijnë shitje rekord në Francë

Më të lexuarat

Agjencia prestigjoze e lajmeve , Agence France Press(AFP) ka publikuar një lajm vëzhgim mbi litëeraturën Islame pas ngjarjes së Charlie Hebdo, të cilën po e publikojmë më poshtë.

Librat rreth islamit po shiten me shumicë në Francë pas sulmit vdekjeprurës në kryeqytet, i cili bëri që të ngrihen shumë pikëpyetje mbi Islamin, fenë me rritjen më të madhe në Europë.

Një suplement special mbi Kuranin i një reviste francese është shitur me një shpejtësi marramendëse. Po ashtu edhe librat me temë Islamin po shiten më shumë se kurrë më parë pas sulmit në Paris në muajin janar ku mbeten të vrarë 17 vetë.

“Francezët po bëjnë gjithnjë e më shumë pyetje. Ata nuk ndihen aspak të kënaqur nga përgjigjet që marrin nga mediat,” tha Fabrice Gerschel, drejtoresha e Revistës Philosohie, e cila publikoi suplementin.

Sipas Unionit Kombëtar Francez të Librarive, shitja e librave mbi Islamin ka qënë tre herë me e madhe në tremujorin e parë të 2015-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Mathilde Mahieux, e specializuar mbi religjionet tha se njerëzit duan të kenë një kuptim më të mirë të fesë se ajo që paraqesin grupet ekstremiste si ISIS-i, në mënyrë që ta ndihen me të qetë.

Sulmi ekstremist kundër revistës satirike Charlie Hebdo dhe supermarketit hebre ka bërë që shumë jomuslimanë të kërkojnë për përgjigje.

“Një zonjë, një katolike e devotshme, erdhi dhe bleu nje kopje të Kuranit, sepse donte ta kuptonte vetë nëse vërtetë Islami është fe e dhunës,” tha Yvon Gilabert, e cila drejton një librari në Nantes, në perëndim të Francës.

Gjithashtu, akademikët francezë po fillojnë të bëhen më kureshtarë. Të enjten, u çel një katedër për studimin e Islamit në College de France në Paris.

Jean Rony, që jep mësim në universitetin e Sorbonës, filloi të studiojë vetë librin e shenjtë të muslimanëve.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe pas 11 Shtatorit. AFP

/tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit