12.7 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Pas sulmeve terroriste, Sri Lanka ndalon mbajtjen e burkës

Më të lexuarat

Grave muslimane në Sri Lankë u është ndaluar mbajtja e burkës pas sulmeve terroriste që goditën vendin në ditën e Pashkëve.

Siç thuhet në një njoftim të presidencës, qytetarëve u është ndaluar të mbajnë çdo veshje që mbyll fytyrën në atë mënyrë që pengon identifikimin e tyre dhe që përbën rrezik të sigurisë.

Ndalesa në fjalë është sjellë në debat në mbledhjen e këshillit të ministrave që u mbajt javën e kaluar.

Ndalesa për burkën dhe veshjet që mbulojnë fytyrën ka hyrë në fuqi nga dita e sotme.

Ndryshe, më 21 prill, në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana, si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Autoritetet njoftuan për 253 të vdekur si pasojë e sulmeve.

Përgjegjësinë mbi sulmet e ka marrë organizata terroriste DEASH./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit