11.5 C
Pristina
Saturday, May 4, 2024

Pas sulmeve në Barcelonë, muslimanët në Spanjë përçojnë mesazhin: terrorizmi nuk ka fe

Më të lexuarat

Pas sulmeve terroriste në Katalonjë, muslimanët në Spanjë kanë organizuar një marshim për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj veprimeve terroriste dhe islamofobisë në vend.

Demonstrata dhe marshime janë të organizuar në disa qytete, përfshirë Madridin, ku myslimanët shprehën reagimin e tyre për shkak të lidhjes së terrorizmit me Islamin.

Ata mbanin pankarta ku shkruante “Terrorizmi nuk ka fe”, “Të bashkuar kundër terrorizmit”, “Jo në emrin tim” dhe të ngjashme, si dhe flamurin e Spanjës. Ata theksuan se ata duan të jetojnë në paqe dhe harmoni, siç ka qenë përpara.

Imami i xhamisë në Badajoz, Adel Najjar tha se ka organizuar marshin protestues për të treguar se myslimanët kurrë nuk do të heqin dorë nga mbrojtja e paqes dhe bashkëjetesës.

“Atë që kanë ndjerë spanjollët gjatë sulmit në Barcelonë, e kanë ndjerë edhe muslimanët,” tha Najjar.

Një grua muslimane, prezente në demonstratën e organizuar në Madrid, tha se edhe ajo vetë mund të ishte në La Rambla në kohën e sulmit dhe  mund të kishte mbetur viktimë.

“Terrorizmi nuk ka lidhje me fenë,” tha ajo.

Gjithashtu, pas sulmeve terroriste në Katalonjë ka pasur sulme raciste në disa xhami në Sevilje dhe Granada.

Zyrtarët e xhamisë në Sevilje kanë deklaruar se në muret e xhamive janë shkruar mesazhe “Ndalni Islamin”, “Vrasës, do të paguani për këtë” dhe të ngjashme.

Bashkësia islame nesër do të organizojë demonstrata anti-terroriste në Barcelonë, ku gjatë sulmit të së enjtes u vranë 13 dhe u plagosën 120 persona. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit