20.8 C
Pristina
Wednesday, May 8, 2024

Pas Mjanmarit budist, radhën e ka Kina komuniste: terror mbi ujgurët për të braktisur Islamin!

Më të lexuarat

Autoritetet kineze po i urdhërojnë myslimanët në vend që të dorëzojnë kopjet e Kur’anit dhe sexhadet e tyre për falje të namazit, ose të përballen me dënim.

Zyrtarët në provincën Xinjiang kanë paralajmëruar pjesëtarët e pakicës etnike ujgur se duhet t’i dorëzojnë sendet fetare, në të kundërtën do të vuajnë “dënime të ashpra”, sipas një udhëheqësi të mërguar.

“Ne morëm një njoftim në të cilin thuhet se çdo ujgur etnik duhet të dorëzojë çdo gjësend që lidhet në çfarëdo forme me Islamin nga shtëpia e vet, duke përfshirë Kur’anin, sexhadet dhe çdo gjë tjetër që paraqet simbole të fesë”, tha Dilxat Raxit i Kongresit Botëror Ujgur në ekzil për Radio Free Asia (RFA), e cila operohet nga qeveria amerikane. Direktiva vlen edhe për myslimanët etnikë të Kazakistanit dhe Kirgistanit, tha RFA.

Në përditësimin e saj mbi situatën në Kinë në vitin 2016 dhe 2017, Amnesty International tha se qeveria komuniste e Pekinit “vazhdoi të shkelte të drejtën e lirisë së fesë dhe të godiste të gjitha tubimet fetare të paautorizuara” në rajon dhe të ndalonte shkrimtarët ujgur.

Tensioni midis ujgurëve dhe kinezëve Han arriti kulmin gjatë vitit 2009, duke çuar në dhunën që la dhe të vdekur. Pas situatës së rëndë në Mjanmar, ku myslimanët Rohingia po përballen me masakrat e budistëve, vjen tashmë dhe terrori ndaj tyre i shtetit komunist. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit