8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Pas komenteve Islamofobe reagon Bekim Jashari djali i Hamzë Jasharit

Më të lexuarat

E kam thënë disa herë dhe po e përsëris, janë vetëm dy shtete që i kanë dyert e mbyllura në komunën Skenderaj, ato janë Serbia dhe Rusia.

Çdokush tjetër që ka vullnet dhe ndihmon komunën dhe qytetarët tonë pavarësisht përkatësisë fetare e etnike është i mirëseardhur në komunën që unë udhëheq.

Për informimin e drejtë të opinionit publik, personi që ditën e enjte kam takuar, është Mahmoud Alnajad, një qytetar nga Kuvajti (shtet që ka njohur pavarësinë e Kosovës), një humanist që në disa komuna ka ndërtuar Qendra të Mjekësisë Familjare dhe donacione tjera për qytetarët me kushte jo të mira ekonomike.

Në Skenderaj ka ardhur për të ndërtuar qendrën rehabilituese për personat me nevoja të veçanta, qendër kjo shumë e nevojshme për të cilën tash e 22 vite pas luftës askush nuk u interesua të ndertojë.

Për më tepër ne jemi shtet demokratik që respekton secilin individ pavarësisht përkatësive andaj askush nga Ne nuk duhet të paragjykojë mbi baza fetare e etnike.

Shteti ynë ka miq e përkrahës të shumtë në botë, shtetet islamike kanë përkrahur e po përkrahin në vazhdimësi popullin dhe shtetin tonë, andaj çdo tendencë për të sulmuar miqtë tonë në baza fetare është dashakeq dhe nuk i shërben traditës, historisë, identitetit dhe të ardhmes sonë shtetërore.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit