18.7 C
Pristina
Monday, May 20, 2024

Parlamenti serb miratoi ligjin për ndërtimin e gazsjellësit “South Stream”

Më të lexuarat

Parlamenti serb miratoi të mërkurën ligjin mbi gazsjellësin “South Stream” (“Rryma Jugore), i cili do të përshpejtojë caktimin e truallit për shtrimin e tubacionit të gazit përmes territorit të Serbisë.

Ligji i jep “South Stream” statusin e projektit me interes kombëtar. Ligjin e mbështetën 176 nga 250 deputetët serbë.

Në bazë të dokumentit të miratuar përcaktohen rregulla të veçanta për tjetërsimin e plotë të tokës përgjatë së cilës do të kalojë tubacioni, domethënë rreth 10.000 sektorë. Pronarët e tokës do të kompensohen sipas çmimeve aktuale të tregut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit